Home / Sport / Bundesliga, fitojnë të mëdhenjtë

Bundesliga, fitojnë të mëdhenjtë

Java e 18-të e Bundesligës ka konfirmuar se lufta për titull, nëse mund të cilësohet ende e hapur, do të zhvillohet mes tre skuadrave të para të renditjes: Bajern Mynih, Bajer Leverkusen dhe Borusia Dortmund, të cilat kanë regjistruar fitore bindëse në takimet e para të fazës së dytë të kampionatit.

Në fakt Bajerni as që duket se do të lëshojë më në renditjen e kampionatit, ndërsa falë fitores 2-0 ndaj Grojter Fyrth ka ruajtur diferencën prej 9 pikësh që ka me Leverkusenin e vendit të dytë. Për bavarezët ka shkëlqyer i zakonshmi Mario Manxhukiç, i cili vazhdon të shënojë me rregullsi të admirueshme dhe ka qenë autor i të dy golave në këtë ndeshje.
Edhe Bajer Leverkusen ka zgjidhur lehtësisht takimin kundër Eintraht Frankfurt falë yjeve që ka në skuadër. Boenish ka kaluar në avantazh skuadrën e Leverkusen, ndërsa më pas ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Stefan Kisling, e më pas Shurle që çuan në 3 numrin e golave për skuadrën e tyre para se Maier të shkurtonte diferencën me golin e rezultatit përfundimtar 3-1.
Hapin e kreut e ka mbajtur edhe Borusia Dortmund me një provë të mirëfilltë force duke shkatërruar 5-0 skuadrën e Verder Bremen në fushën e kësaj të fundit. Furia e kampionëve në fuqi, që aktualisht mbajnë vendin e tretë në renditje, ka lënë të shtangur vendasit që nuk kanë arritur të reagojnë ndaj goditjeve të njëpasnjëshme të Reus e Gëtze në pjesën e parë dhe Augusto, Levandovski e Blaszczikovski në pjesën e dytë të ndeshjes. Pavarësisht kësaj fitoreje bindëse, ekipi i Klop mbetet 12 pikë larg Bajernit kryesues.

Bundesliga
Java 18 / Rezultatet
Bajer Leverkusen-Eintraht Frankfurt 3-1
Bajern Mynih-Grojter Fyrth 2-0
Hofenhaim-Borusia Mynshengladbah 0-0
Mainz-Fraiburg 0-0
Volfsburg-Shtugart 2-0
Verder Bremen-Borusia Dortmund 0-5

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *