Home / Lajme / Rajon / Çfarë thanë liderët shqiptarë të Luginës para heqjes së lapidarit të UÇPMB-së

Çfarë thanë liderët shqiptarë të Luginës para heqjes së lapidarit të UÇPMB-së

Liderët politik të Luginës së Preshevës dhe ish-komandantë të UÇPMB-së deklaruan për dorëheqje, mesazhe kërcënuese në adresë të Beogradit në mbrojtje të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar sot se nëse hiqet me forcë përmendorja nga qendra e Preshevës, atherë do të shkaktohet krizë institucionale në komunën e Preshevës dhe Bujanocit si dhe do të ndërpritet bashkëpunimi me Qeverinë e Beogradit.

“Nëse ndodh që të hiqet me forcë përmendorja nga qendra e Preshevës, atëherë unë do të jap dorëheqje si kryetar i komunës së Preshevës, dhe shpresoj që do të jetë njëjtë dhe në Bujanoc. Nuk ka atëherë kurrfarë kuptimi që të bashkëpunohet me organet që rrënojnë identitetin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës” ka thënë Mustafa pas kuvendit të këshilltarëve shqiptar. Kryetari Mustafa ka thënë se zhvendosja e përmendores nga një vend në tjetër është e papranueshme për shqiptarët.

“Kjo lojë politike nuk duhet të ndodhë, pasi nëse është lejuar që të vendoset një përmendore 100 metra më larg, atëherë pse të mos mbetet aty ku është”. (Presheva, 13.01.2012)

Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik ka deklaruar të premten se nuk e kanë ngritur Lapidarin e dëshmorëve të ish UÇPMB-së për ta prishur dhe se nuk do të lejojnë që të rrënohen vlerat çlirimtare.

Ai theksoi se lapidari i dëshmorëve është ngritur për ta përkujtuar veprën heroike të ish luftëtarëve, për lirinë e vendit. “Nuk do të lejojmë, që dikush të na rrënojë vlerat tona çlirimtare, monumentet tona kulturore, identitetin dhe dinjitetin tonë”, tha Musliu. (INA, 28.12.2012)

Ish-komandanti i brigadës së UÇPMB-së që ka vepruar në rajonin e Preshevës, Lulzim Ibishi, druan se do të ketë të arrestuar dhe viktima, në rast të intervenimit të dhunshëm të autoriteteve serbe të sigurisë për të hequr lapidarin e Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

Në një prononcim për Telegrafin, Ibishi ka thënë se çështja e lapidarit në fillim është përdorur për marketing të brendshëm politik në Serbi, por ndërkohë kryeministri serb Ivica Dacic dhe presidenti Tomislav Nikolic kanë dhënë deklarata ‘rrahagjokse’, duke mos mundur më të tërhiqen prapa.
Ibishi mendon se liderët serbë ndoshta do të donin ta shuanin këtë problematikë, por tash nuk munden, sepse me këtë çështje janë duke u marrë mediat më presitigjioze dhe diplomatët e huaj.

“Por, e mira në këtë situatë është se edhe liderët institucionalë e politikë të shqiptarëve, shoqatat e ish-luftëtarëve edhe qytetarët janë më të bashkuar se kurrë më parë për të kundërshtuar heqjen e përmendores. Prandaj, në rast të intervenimit të dhunshëm, sigurisht se do të ketë kundërpërgjigje të fortë nga shqiptarët. E, në këtë rast, viktimat nuk përjashtohen”, ka thënë Ibishi për Telegrafin.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *