Home / Sport / CR7: Do ta respektoj kontratën

CR7: Do ta respektoj kontratën

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është zotuar të qëndrojë në Santiago Bernabeu së paku derisa t’i skadojë kontrata.

Portugezi u transferua te Mbretërit në vitin 2009 nga Manchester Unitedi dhe nënshkroi kontratë deri në qershorin e vitit 2015.

“Dua të qëndroj deri në fund të kontratës sime te Real Madridi: Jam shumë i qartë rreth kësaj. Më pas, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“A jam i lumtur? Sinqerisht, po. Po bëj diçka që më pëlqen, diçka që më bën të kënaqem. E di se sa me fat jam dhe ndjehem i kompletuar”, ka deklaruar 27-vjeçari për Fifa.com.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *