Home / Lajme / Maqedoni / Daçiq për vizitë në Maqedoni

Daçiq për vizitë në Maqedoni

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq do të nisë sot një vizitë dy ditore në Maqedoni.

Gjatë kësaj vizite ai do të realizoj takime me kreun shtetëror të Maqedonisë, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin, Trajko Veljanovski.

Daçiq së bashku me ministrin serb të Drejtësisë, Nikola Selakovic gjithashtu do të marrin pjesë edhe në sallën e Operës dhe Baletit, për festën e madhe sërbe “Sveti Sava”.

Akoma nuk dihet se cila do të jetë tema kryesore e takimit mes Tadiçit dhe holomogut të tij maqedonas Nikolla Gruevski.

Ditë më parë , Organizata “Dinjiteti” që është pjesë e opozitës maqedonase dhe që tubon veteranët maqedonas të luftës së vitit 2001 ka bërë thirrje që kryeministri Nikolla Gruevski të mësojë nga qeverisja e kryeministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me heqjen e lapidareve që janë vendosur nga shqiptarët anembanë Maqedonisë.

“Ne jemi dëshmitarë se Nikolla Gruevski ka mësuar shumë punë nga qeverisja e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq. I bëjmë thirrje që të mësojë diçka edhe nga kolegu i tij aktual, Ivica Daçiq. Të mësohet se si mbrohet sovraniteti i shtetit”, theksoi kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angelov.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *