Home / Lajme / Maqedoni / Dega e DR-së në Çair kaloi në PDSH‏

Dega e DR-së në Çair kaloi në PDSH‏

Shkup, 11 Janar – Dega e Demokracisë së Re në Çair ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp kalimin e saj në Partinë Demokratike Shqiptare.

“Unë Tajip Jusufi kryetar i degës së Demokracisë së Re në Çair, bashkë me zotëri Nevaip Ramadani si nënkryetar i degës, me anëtarë tjerë të degës por edhe të kuvendit qendror të Demokracisë së Re, deklarojmë dhe informojë opinionin e gjerë publik se prej sot Kryesia e degës dhe anëtarësia e partisë së DR-së në Çair do ti bashkangjitemi dhe do të funksionojmë në kuadër të PDSH-së.

Duke analizuar situatën aktuale politike dhe gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni arritëm në përfundim se Partia Demokratike Shqiptare është i vetmi subjekt politik i cili me politik të drejtë, ka dëshmuar se ka qenë dhe është në shërbim të kombit shqiptar në çdo aspekt të jetës, si në aspekt politik, social, ekonomik, kulturor etj. Andaj bashkërisht ne të gjithë vendosëm që prej këtij çasti t’i bashkohemi PDSH-së, të punojmë dhe të veprojmë për jetësimin e platformës së Partisë Demokratike Shqiptare, si i vetmi opsion që garanton zgjidhje të problemeve të shqiptarëve në Maqedoni” – tha në konferencën për shtyp Tajip Jusufi ku ishte prezent edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaci.

Javëve të fundit, Partisë Demokratike Shqiptare i janë bashkangjitur edhe shumë anëtarë dhe aktivist të tjerë të Demokracisë së Re pas shuarjes zyrtare të kësaj partie. Së fundmi, edhe bastioni i fundit i DR-së, dega e Çairit iu bashkua PDSH-së dhe do të veprojë në kuadër të kësaj partie./Shqipmedia

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *