Home / Lajme / Maqedoni / Delavekuras përgjegjësinë për zgjidhje të çështjes për emrin sërish ia barti Maqedonisë

Delavekuras përgjegjësinë për zgjidhje të çështjes për emrin sërish ia barti Maqedonisë

24 janar-Duke përkujtuar në takimin vijues të përfaqësuesve të dy vendeve me Nimicin nga fundi i janarit në Nju-Jork, zëdhënësi i MPJ-së greke tha se “shpreson që Shkupi do të tregojë qasje të reja, adekuate në atë që Greqia e tregoi me memorandumin për mirëkuptim i cili i dha nxitje dhe e ringjali procesin” që po zhvillohet me ndërmjetësim të Nimicit.

Autoritetet e Maqedonisë kërkojnë mënyrë se si ta zvarrisin problemin me emrin, në vend që ta zgjidhin dhe të mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve për këtë çështje, deklaroi sot zëdhënësi i MPJ-së greke Grigoris Devalekuras.

“Që të vijmë deri në zgjidhje, nevojitet vullnet politik”, tha Delavekuras dhe përsëriti se Greqia këtë e ka treguar me memorandumin për mirëkuptim në të cilin “nuk ka pasur përgjigje nga pala tjetër”.

Ai përsëriti se zgjidhja e çështjes për emrin “do t’i përforcojë marrëdhëniet bilaterale dhe sigurinë rajonale dhe do t’i japë nxitje kursit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë”.

Lidhur me iniciativat e eurokomisarit Fyle, Delavekuras e përsëriti kumtesën nga MPJ-ja greke e cila u publikua pas ftesës së Fyles për takim me ministrat Poposki dhe Avramopulos se “është shumë e qartë se procesi që po rrjedh në KB për zgjidhje përfundimtare të çështjes për emrin nuk është i lidhur me inkuadrimin e IRJM-së në BE” dhe se “Greqia në parim nuk ka asgjë kundër takimeve të cilat janë mirë të përgatitura dhe të cilat do të kenë rezultate efektive”.

Duke përkujtuar në takimin vijues të përfaqësuesve të dy vendeve me Nimicin nga fundi i janarit në Nju-Jork, zëdhënësi i MPJ-së greke tha se “shpreson që Shkupi do të tregojë qasje të reja, adekuate në atë që Greqia e tregoi me memorandumin për mirëkuptim i cili i dha nxitje dhe e ringjali procesin” që po zhvillohet me ndërmjetësim të Nimicit.

Duke e komentuar deklaratën e presidentit bullgar Rosen Plevneliev se “Bullgaria nuk është në luftë me Shkupin, si Greqia”, Delavekuras tha se “presidenti bullgar me siguri është hutuar sepse Greqia jo vetëm që nuk i kërcënohet Maqedonisë, por edhe kontribuon për stabilitetin dhe sigurinë e saj”. Ai gjithashtu e theksoi edhe rëndësinë për kujdes gjatë dhënies deklaratave të ngjashme

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *