Home / Lajme / Maqedoni / Delegacion nga Indonezia për vizitë në Tetovë

Delegacion nga Indonezia për vizitë në Tetovë

16 janar-Udhëheqësja e delegacionit ka falënderuar kryetarin Bexheti për vizitën në Tetovë, ndërsa më pas ka shpaluar profilin politik, ekonomik dhe gjeografikë të shtetit të Indonezisë. Ajo i ka bërë ftesë kryetarit Bexheti, por edhe qytetarëve tjerë që ta vizitojnë Indonezinë për të zbuluar hapësirat e mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen në sfera të caktuara.

Një delegacion i grupit për marrëdhënie bilaterale të parlamentit të Indonezisë, i udhëhequr nga Vera Febianti dhe ambasadori i Indonezisë në Maqedoni, Maruli Tua Sagala, të mërkurën ka vizituar komunën e Tetovës. Në fokusin e këtij takimi ka qenë krijimi i hapësirave për bashkëpunim në sferën e politikës, kulturës, ekonomisë dhe shoqërisë përgjithësisht.
Kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, duke theksuar në veçanti potencialet për bëshkëpunimi me një shtet kaq të madh siç është Indonezia. Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi janë këmbyer të gjitha informacionet e nevojshme për vendosjen e bashkëpunimeve në të ardhmen.

Udhëheqësja e delegacionit ka falënderuar kryetarin Bexheti për vizitën në Tetovë, ndërsa më pas ka shpaluar profilin politik, ekonomik dhe gjeografikë të shtetit të Indonezisë. Ajo i ka bërë ftesë kryetarit Bexheti, por edhe qytetarëve tjerë që ta vizitojnë Indonezinë për të zbuluar hapësirat e mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen në sfera të caktuara.

Delegacioni nga Indonezia, pas drekës së shtruar nga kryetari Bexheti, ka vizituar Xhaminë e Larme dhe teqen bektashiane Arabati Baba.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *