Home / Lajme / Rajon / Demaçi: Heqja e lapidarit, akt fashist

Demaçi: Heqja e lapidarit, akt fashist

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi e ka cilësuar si akt fashist heqjen e lapidarit të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (UÇPMB) nga ana e shtetit serb.

Demaçi ka thënë në një intervistë për “Lajm” se ky veprim ka demaskuar edhe një herë politikën fashiste të Serbisë.

Për heqjen e lapidarit në Preshevë, Demaçi e ka fajësuar Evropën dhe Amerikën, të cilat sipas tij nuk ndërhynë me kohë për ta zgjidhur këtë çështje, ndërkohë që ka thënë se qeveria e Kosovës është e paaftë që të përdorë masat e reciprocitetit në këtë rast.

Sipas Demaçit, me këtë akt të Qeverisë së Serbisë, shqiptarët atje kanë humbur diçka, por në perspektivë do të fitojnë shumë më shumë.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *