Home / Lajme / Botë / ‘Demokratët suedez’ dëshirojnë që ta kufizojnë natalitetin mysliman

‘Demokratët suedez’ dëshirojnë që ta kufizojnë natalitetin mysliman

3 janar-Udhëheqësia qendrore e “Demokratëve suedez”, të njohur për qëndrimet e tyre jo tolerante ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, pohon se ato nuk qëndrojnë pas qëndrimeve të Anika Rod në lidhje me propozimin për kufizimin e natalitetit midis myslimanëve.

Deputetja e partisë ekstremiste-djathtiste “Demokratët suedez” në Asamblenë komunale në Almhult, Anika Rid, konsideron se lindja e fëmijëve midis myslimanëve duhet të kufizohet.

Është e nevojshme vendosja e legjislacionit global në lidhje me këtë çështje, sepse, sipas mendimit të deputetes Rid, nataliteti mysliman është “problem botëror”, i cili duhet të rregullohet me ligj.

“Kjo çështje nuk është me karakter lokal, por bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet për politikën e kufizuar, sipas shembullit të Kinës”, thotë Anika Rid.

Në ueb-faqen e “Demokratëve suedez” në Almhult theksohet se islami do ta fitojë botën për pesëdhjetë vjet dhe se Suedia “duhet të zgjohet”.

Udhëheqësia qendrore e “Demokratëve suedez”, të njohur për qëndrimet e tyre jo tolerante ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, pohon se ato nuk qëndrojnë pas qëndrimeve të Anika Rod në lidhje me propozimin për kufizimin e natalitetit midis myslimanëve.

“Ne nuk bëjmë komplot për një gjë të tillë”, thotë sekretari partiak Martin Kinuen për gazetën “Ekspo”, por nuk dëshiron të japë komente shtesë. Kjo nuk është hera e parë që ueb-faqja e “Demokratëve suedez” në Almuhlt të ekspozohet në kritika. Para një kohe Anika Rid, mes tjerash, shkroi se azilkërkuesit të cilët janë ankuar për myk dhe lagështi në banesat e tyre “kanë kërkuar shumë”.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *