Home / Lajme / Maqedoni / Dënohen deputetët, Sela i vetëm kundër vendimit

Dënohen deputetët, Sela i vetëm kundër vendimit

Shkup, 10 Janar – Deputetët e opozitës të cilët e bojkotojnë punën e Kuvendit përderisa do të mbesin jashtë Kuvendit do të marrin vetëm një e treta e rrogës, ka vendosur shumica e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, e cila e ka mbështetur propozimin e kryetarit Trajko Velanovski për shkurtimin e pagave.

I vetmi kundër këtij propozimi ka qenë deputeti i PDSH-së, Zijadin Sela, i cili ka theksuar se opozita nuk e ka bojkotuar punën e Kuvendit, por ata janë larguar me dhunë.

Ai ka pyetur përse deputetët të cilët vetëm vijnë në Kuvend për të votuar atë që iu urdhëron qeveria, duhet të jenë tërësisht të paguar, për dallim nga ata të cilët pa dëshirën e tyre, në mënyrën më brutale ishin larguar nga vendet e tyre të punës.

Në komisionin e sotëm nuk u vendos se cilët deputetë duhet ta paguajnë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *