Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët të cilët bojkotojnë do të marrin një të tretën e pagës

Deputetët të cilët bojkotojnë do të marrin një të tretën e pagës

3 janar-Lartësia e pagës së paragrafit 2 të këtij neni ka të bëjë edhe me deputetin i cili nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (bojkoton) sipas deklaratës së tij publike se nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (bojkoton).

Deputetët të cilët e bojkotojnë punën e Kuvendit gjegjësisht deputetët e LSDM-së, PRSD-së, PL-së, PAE-s dhe të RDK-së, si dhe deputetët e tjerë pjesë e grupeve të tyre të deputetëve duke filluar nga 1.1.2013 do të marrin pagë në lartësi prej 1/3 (një të tretën) e pagës e cila u është paguar muajin e fundit, derisa e bojkotojnë punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Këtë sot e kumtoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pas koordinimit të rregullt të kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, më 31 dhjetor 2012.

Në takim, siç është theksuar në kumtesë, krahas për aktivitetet vijuese të Kuvendit në periudhën e cila pason, të pranishmit kanë biseduar edhe për aktivizimin e nenit 1 të Ligjit për plotësimin e Ligjit për deputetët (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 51 nga 13.4.2011), gjegjësisht për tre paragrafët të cilat e parashohin lartësinë e pagës së deputetit i cili nuk merr pjesë në punën e Kuvendit (bojkoton) pas një deklarate të dhënë publikisht të grupit të deputetëve neni i së cilit është se grupi i deputetëve i cili nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit (bojkoton) është një e treta e pagës e cila i është paguar në muajin e fundit.

Lartësia e pagës së paragrafit 2 të këtij neni ka të bëjë edhe me deputetin i cili nuk merr pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (bojkoton) sipas deklaratës së tij publike se nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (bojkoton).

Zbatimin e paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni, nënvizohet në kumtesë e rregullon kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa disa vendime të veçanta i sjell Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në pajtim me këto dispozita ligjore, në takimin koordinues është folur edhe për domosdoshmërinë e punës së ekipit të formuar juridik në drejtim të dokumentimit të të gjitha aspekteve për dakordim nga 24 dhjetori, si dhe nga detektimi i përgjegjësive si pasojë e procedurave, të cilët e prishën prestigjin dhe dinjitetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Me nismën e kryetarit Trajko Veljanoski, në koordinim është konstatuar se duhet menjëherë të vazhdojë me zbatimin e masave dhe projekteve për përforcimin e kapacitetit të përgjithshëm parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me dispozitat e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në pjesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe standardet dhe praktikat bashkëkohore ndërkombëtare.

Në drejtim të zbatimit të vazhdueshëm dhe të përshpejtuar, Veljanoski i ka njoftuar të pranishmit se menjëherë do të japë obligime për realizimin e konstatimit.

Të pranishmit në koordinim kanë arritur pëlqim edhe për nevojën e evidentimit të dëmit të bërë gjatë obstruimit të punës së Komisionit Ligjdhënës-juridik disa herë, gjatë uzurpimit të foajesë para Sallës 1 më 23 dhe 24 dhjetor, si dhe gjatë sjelljes së pahijshme të deputetëve të opozitës u shkaktua dëm edhe në sistemin e votimit, monitorëve në tavolinën e kryetarit, zërimit, si dhe teknikës së përgjithshme e cila mundëson funksionimin dhe realizimin normal të një seance plenare.

Ligjin për plotësimin e Ligjit për deputetët Kuvendi e solli në seancën e 147-të të mbajtur më 11.4.2011.

Reagim i LSDM-së ndaj kumtesës së Kuvendit për shkurtimin e pagave për deputetët e opozitës

LSDM në reagim pas njoftimit të sotëm nga Kuvendi thekson se kryetari i Kuvendit nuk ka kurrfarë kredibiliteti dhe legjitimitet që të referohet në ligj pas 24 dhjetorit dhe se për ta çdo vendim i tyre, deklaratë ose komunikatë është e pabazë.

“Shkurtimi i pagave është çmim i vogël për demokracinë, lirinë dhe luftën politike për kthimin e Maqedonisë në drejtim të duhur. Deputetët e opozitës në mënyrë konsekuente do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë qytetarët të cilët dëshirojnë Maqedoni ndryshe”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM-ja opozitare e porosit Veljanoskin, siç theksohet, të paktën për një moment të mendojë dhe të tentojë të kuptojë se koha nuk përfundon me përfundimin e këtij momenti, ndërsa shteti nuk përfundon në pragun e selisë së VMRO-DPMNE-së.

“Ndërkohë, gjithçka që Trajko Veljanoski do të tregojë, mundet dhe do të përdoret kundër tij në procedurë adekuate”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *