Home / Sport / Di Kanio, pica për tifozët që pastrojnë stadiumin nga bora

Di Kanio, pica për tifozët që pastrojnë stadiumin nga bora

“Kërkojmë ndihmë nga të gjithë, kemi ardhur për të ndihmuar. Fusha është në kushte prefekte, thjesht është mbuluar nga dëbora. Nëse pastrohet gjatë natës, do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjen dhe nuk do ta shtyjmë atë. Është jetësore për ne që të mos shtyjmë ndeshjet ndaj na duhet ndihmë për të pastruar fushën”, ishte apeli publik i Di Kanios.

Reshjet e shumta të dëborës në Angli kanë sjllë kaos dhe pasiguri për zhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, pasi stadiumet janë zbardhur dhe janë mbuluar brenda natës. Kjo ka bërë që klubet të mobilizohen duke kërkuar ndihmë edhe nga tifozët për të pastruar impiantet në mënyrë që të mund të luhen ndeshjet në këtë fundjavë.
Shembullin konkret i ka dhënë trajneri i Suindon, Paolo Di Kanio, i cili ka ftuar tifozët të ndihmojnë skuadrën duke pastruar fushën e stadiumit “Kaunti Graund” për ndeshjen ndaj Shrusbëri. Trajneri bashkë me stafin dhe shumë vullnetarë, kanë kaluar natën në stadium me lopata në dorë duke hequr borën nga terreni.
“Kërkojmë ndihmë nga të gjithë, kemi ardhur për të ndihmuar. Fusha është në kushte prefekte, thjesht është mbuluar nga dëbora. Nëse pastrohet gjatë natës, do të jetë në gjendje të mirë për ndeshjen dhe nuk do ta shtyjmë atë. Është jetësore për ne që të mos shtyjmë ndeshjet ndaj na duhet ndihmë për të pastruar fushën”, ishte apeli publik i Di Kanios.
Tifozët e Suindon janë përgjigjur menjëherë dhe dhjetëra prej tyre janë shfaqur në stadium me lopata në krah për të pastruar fushën. Ndërkohë, shumë të tjerë kanë dalë të kërkojnë karroca dore për të zhvendosur dëborën e hequr nga fusha.
Shpërblimi për këtë aksion vullnetar ka qenë se trajneri Di Kanio ka paguar pica nga xhepi i vet, duke u dhënë darkën të gjithë këtyre vullnetarëve që pastruan stadiumin.
Një gjest origjinal ka qenë edhe ai i klubit të Brentford, që iu ka ofruar një biletë falas në stadium të gjithë atyre që ndihmojnë për pastrimin e fushës nga dëbora gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *