Home / Lajme / Rajon / Dialogu, grupet ritakohen të martën

Dialogu, grupet ritakohen të martën

Prishtin, 12 Janar – Grupet e punës të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur një lloj progresi në takimin e së premtes, ku është diskutuar mbi regjimin doganor, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Koçijançiç, e cila ka saktësuar se ekspertët nga të dyja palët do t’i vijojnë bisedimet ditën e martë.

Dy grupet teknike po përgatisin kështu terrenin për takimin e 17 janarit, ku do të takohen dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, edhe këtë herë nën ndërmjetësimin e Ashton.

Pala serbe synon të paraqitet në këtë proçes me dy platforma për Kosovën, në të cilat parashikohet një autonomi e gjerë për serbët e veriut, njësoj si Republika Serbe e Bosnjës.

Ndërsa nga ana tjetër, Prishtina e konsideron platformën në fjalë si një dokument pa vlerë dhe deklaron se, veriu nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë.

“Nuk do të diskutojmë me askënd për çështje të brendshme, por duhet të vazhdojë dialogu i mëtejshëm për heqjen e strukturave paralele”, deklaroi një ditë më parë presidentja Atifete Jahjaga.

Të njëjtin vlerësim për platformën dha më herët edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, i cili tha se i vetmi dokument i vlefshëm për bisedimet është ai i Brukselit.

Ndërsa analisti amerikan Daniel Server e cilësoi këtë paketë të Beogradit si një “ëndërr të Millosheviçit”, e cila e sheh Kosovën si një territor ku nuk është shpallur pavarësia dhe as si në kohën e luftës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *