Home / Lajme / Maqedoni / DR apelon për rikthim, përgaditje për lista dhe kandidatë për komunat

DR apelon për rikthim, përgaditje për lista dhe kandidatë për komunat

Shërbimi për informim i DR konfirmon rikthimin në radhët e saja të këshilltarit të qytetit të Shkupit Isamedin Azizi i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh këshilltar në kuvendin e Shkupit nga lista zgjedhore e DR.

“Kthimi i Isamedin Azizit në radhët e DR që i paraprin rikthimit edhe të shumë strukturave dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie që për arsye të ndryshme janë larguar nga radhët e saja ose kanë adheruar në subjektet tjera politike, që do të pasojë ditët në vijim tregon për një forcim dhe ristrukturim të DR me qëllim të pozicionit sa më të mirë të saj në zgjedhjet lokale të këtij viti”, thekson kjo parti.

DR krahas kontakteve me partitë tjera politike shqiptare – me qëllim të shqyrtimit të mundësisë së daljes në këto zgjedhje në koalicion, vazhdon pregaditjet intensive në të gjitha komunat për daljen në zgjedhjet lokale me kandidatë për kryetar komune si dhe lista kuvendarësh. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *