Home / Sport / Drita startoi me 5 përforcime

Drita startoi me 5 përforcime

“Kemi startuar me pesë risi në ekipin e parë, ndërsa ditëve në vijim ekipit do t’i bashkëngjitet edhe një sulmues nga Kroacia, pastaj një futbollist afrikan me shtetësi belge si dhe një futbollist tjetër nga reparti i sulmit. Ekipi në pjesën pranverore do tët vishet nga kompania e veshjeve sportive ‘LEGEA’”, u shpreh kryetari i KF Drita, Abedin Aliti.

Skuadra e Dritës ka të martën ka nisur përgatitjet dimërore, deri sa në seancën e parë stërvitore u paraqitën pesë futbollistë të rrinjë, të cilët janë përforcimet e para të skuadrës në merkaton e janarit. Mbrojtësi serb Marko Lukiq (1990), i cili verën e kaluar ishte pranë transferimit në Shkëndijë të Tetovës, vjen si përforcim i devanzivës, ndërsa në të kaluarën ka luajtur në Spanjë, te SD Huesca. Portieri Burhan Musatafa (1990) vjen nga Maxhari Solidarnost, ndërsa para një viti gjithashtu ishte pjesë e Shkëndijës. Mesfushori Nikolla Tripunovski vjen nga Euromilku, Sejdan Alili prej Vrapçishti, ndërsa pjesë e ekipit të parë në sezonin e ri do të jetë edhe Armir Aliu, që vjen nga juniorët e Dritës. Drita përforcon edhe stafin teknik, pasi ish-trajneri i portierëv të Shkëndijës, Enver Ramadani, tani më është pjesë e Dritës. Ndërkohë për momentin nga skuadra janë larguar Rufat Çelik dhe Driton Zeadini që janë huazuar te Gostivari, Mensur Idrizi dhe Burim Sadiku kanë kaluar te Renova, ndërsa Zhivorad Radonjiq është lënë i lirë dhe me shumë gjasa do të kthehet te Teteksi. Gardiani i parë i Dritës, Petar Basnarkov për momentin është në prova në Shqipëri. “Kemi startuar me pesë risi në ekipin e parë, ndërsa ditëve në vijim ekipit do t’i bashkëngjitet edhe një sulmues nga Kroacia, pastaj një futbollist afrikan me shtetësi belge si dhe një futbollist tjetër nga reparti i sulmit. Ekipi në pjesën pranverore do tët vishet nga kompania e veshjeve sportive ‘LEGEA’”, u shpreh kryetari i KF Drita, Abedin Aliti. Shefi i stafit teknik Ane Andonovski u shpreh optimist për sezonin pranveror, ndërsa zbuloi pjesë të planprogramit për përgatitjet dimërore. “10-të ditët e para do të punojmë në shtëpi, nga dy seanca stërvitore në ditë. Para ditë do jemi në palestër për ngritje të peshës, ndërsa pas dite në teren. Më 5 shkurt planifikojmë të dalim jashta Tetovës, në Ohër apo Dojran, ku pritet të zhvillojmë 8 deri në 10 ndeshje kontrolluese, ku do të testojmë të gjithë futbollistët që kemi në dispozicion”, deklaroi trajneri i Dritës, Ane Andonovski. Sipas asaj që mund të kuptohej nga tabori i bogovinasve, ambicie e tyre kryesore në pranverë do të jetë mesi i tabelës, por nëse u jepet mundësia për me shumë, do të tentojnë që të shfrytëzojnë maksimalisht.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *