Home / Sport / Drogba, konfirmohet interesimi i Juves

Drogba, konfirmohet interesimi i Juves

Agjenti i Didier Drogbas, Thierno Seydi, ka pranuar se Juventusi e ka kontaktuar atë për sulmuesin e Shanghai Shenhuas, por shtoi se interesimi i kampionit të Italisë nuk është ende konkret.

Zonja e Vjetër dëshiron që të përforcojë sulmin, me drejtorin Giuseppe Marotta, që ka zbuluar më herët gjatë javës se ata po shqyrtojnë mundësinë e ofertës për Drogban, që si duket tashmë ka ndodhur.

“Është e vërtetë se ka pasur kontakt me Juventusin. Ende nuk ka asgjë konkrete në këtë pikë”.

“Juventusi, Milani, Celticu janë ekipe të interesuara për të, por Drogba është lojtar i Shanghait”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *