Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur në aksidentin rrugor në magjistralen Gostivar – Kërçovë

Dy të vdekur në aksidentin rrugor në magjistralen Gostivar – Kërçovë

Dy persona e kanë humbur jetën nga lëndimet të cilat i kanë marrë në aksidentin në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të urës afër fshatit Kollarë.

Sipas informatave fillestare nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 kur janë përplasur një furgon dhe një automobil “ford-fiesta”.

Dy personat të cilët kanë qenë në ford, grua dhe burrë, janë të punësuar në ndonjërën prej ministrive, kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i furgonit, ka marrë lëndime të lehta, ndërsa bashkëshortja e tij e cila ka qenë në sediljen e parë, me thyerje është dërguar në klinikat e Shkupit.

Në vijim është ekspertiza pas të cilës do të bëhen të ditura hollësitë për arsyet për aksidentin.

Qarkullimi në aksin e magjistrales Gostivar – Kërçovë edhe krahas aksidentit po zhvillohet normalisht.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *