Home / Sport / E dashura e Kasijas: Ka përçarje brenda Realit!

E dashura e Kasijas: Ka përçarje brenda Realit!

Karbonero është një gazetare e njohur spanjolle, por lidhja sentimentale me Kasijas ka bërë që situata të komplikohet disi, pasi përflitet se informacionet e saj rreth Real Madrid vijnë pikërisht nga marrëdhënia me portierin dhe kapitenin e kësaj skuadre.
Ajo nuk ka ngurruar të lëshojë herë pas here deklarata të bujshme, si ato që ka bërë mbrëmë gjatë emisionit televiziv të rrjetit meksikan “Televisa Deportes”, duke siguruar se “ka përçarje në dhomat e zhveshjeve së Real Madrid”.

Të kesh të dashurën gazetarë të famshme sportive, nuk është një gjë e këshillueshme për sportistët dhe këtë ide e kupton shumë mirë Iker Kasijas i cili herë pas here është detyruar të japë shpjegime para skuadrës së tij për deklaratat që bën partnerja e tij, Sara Karbonero, në mediat sportive. Karbonero është një gazetare e njohur spanjolle, por lidhja sentimentale me Kasijas ka bërë që situata të komplikohet disi, pasi përflitet se informacionet e saj rreth Real Madrid vijnë pikërisht nga marrëdhënia me portierin dhe kapitenin e kësaj skuadre.
Ajo nuk ka ngurruar të lëshojë herë pas here deklarata të bujshme, si ato që ka bërë mbrëmë gjatë emisionit televiziv të rrjetit meksikan “Televisa Deportes”, duke siguruar se “ka përçarje në dhomat e zhveshjeve së Real Madrid”.
“Blerja e Diego Lopez? Kur vdes mbreti, vihet një i ri. Presidentit Florentino Perez i pëlqen të darkojë me Iker Kasijas dhe Serxho Ramos. Por një koleg i “Marca” publikoi lajmin se Iker dhe Serxho e vunë me shpatulla pas muri presidentin. Florentino zhvilloi një konferencë për shtyp me urgjencë, një gjë aspak e zakontë për të. Ai ishte shumë nervoz, ndërsa deklaronte se “Marca” kishte gënjyer. Presidenti është shumë nervoz dhe i shqetësuar”.
“Klima në dhomat e zhveshjeve, siç e dini të gjithë, nuk është e mirë. Lojtarët nuk janë dakord me trajnerin rreth asnjë gjëje. Tani ka përçarje brenda skuadrës. Të shohim se çfarë do të ndodhë nga ky moment deri në fund të sezonit. Duhet të presim dhe të shohim nëse Murinjo do të vazhdojë pas 30 qershorit. Murinjo ka hapur shumë fronte lufte në Madrid”, tha Karbonero, fjalë të cilat tingëllonin si përsëritje të asaj që shtypi sportiv aludon prej kohësh se janë mendimet e Iker Kasijas rreth teknikut portugez dhe situatës te Reali.
Kjo nuk është hera e parë që Sara Karbonero lëshon bomba të tilla në adresë të klubit duke vënë në siklet Kasijas, i cili vitin e kaluar u desh të jepte shpjegime rreth deklaratës së saj mbi Kristiano Ronaldon, të cilin e vlerësoi “egoist dhe individualist”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *