Home / Sport / Edgar Çani te Katania: Marr shembull nga Ibrahimoviç!

Edgar Çani te Katania: Marr shembull nga Ibrahimoviç!

Edgar Çani fillon etapën e re të karrierës së tij, duke u kthyer në Itali për të firmosur me skuadrën e Katanias. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili ka prishur kontratën me klubin e Polonia Varshavës, pritet të jetë fillimisht një alternativë e sulmit të ekipit italian, me shpresën që të arrijë të fitojë edhe një vend titullari në këtë skuadër.

Që në prezantimin e tij, 23 vjeçari ka bërë të qartë por të gjithë tifozët e Katanias se nga kush merr shembull, duke zbuluar se dëshiron që në të ardhmen t’i ngjajë Zlatan Ibrahimoviç.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Katania. Më mjaftuan pak fjalë me drejtuesit për të pranuar këtë ofertë, pasi më tërheq projekti. Dua të jap një kontribut të madh për këtë klub”, ishin fjalët e para të sulmuesit shqiptar para mediave italiane.
“Si luaj? Jam praktikisht një qendërsulmues por mund të luaj në çdo rol. Trajneri i kombëtares De Biasi thotë se jam agresiv para portës? Sigurisht që fjalë të tilla më kënaqin, falënderoj trajnerin për këtë vlerësim, shpejt do t’ju tregoj vlerat e mia. Ai është një nga trajnerët me të cilët jam ndjerë më mirë, më ka ndihmuar të rritem psikologjikisht”.
“Luaj në kombëtaren shqiptare, që është një eksperiencë shumë e madhe, një emocion shumë i bukur,. Bogdani? Luajmë bashkë në kombëtare por mendoj se jam një futbollist më i lëvizshëm se ai. Por dua të përmirësohem në mbrojtjen e topit për t’i dhënë mundësinë skuadrës të dalë përpara. Unë frymëzohem nga Ibrahimoviç, qendërsulmuesi më i kompletuar i të gjitha kohëve”, deklaroi futbollisti shqiptar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *