Home / Sport / Edhe Drogba drejt Gallatasarajit?!

Edhe Drogba drejt Gallatasarajit?!

Didier Drogba mund të kthehet në Evropë, por jo për të luajtur në një nga kampionatet elitare. Lajmi më i bujshëm vjen nga Turqia ku Gallatasaraj po bën gati goditjen e radhës në merkato duke afruar sulmuesin e Bregut të Fildishtë.

Sipas shtypit sportiv turk, lojtari pritet të firmosë shumë shpejt për skuadrën e Stambollit, e cila drejtohet nga i mirënjohuri Fatih Terim. Në këtë skuadër, ai do të gjente Uesli Shnajder, ndërsa ekipi turk vazhdon të planifikojë blerje të tjera të mëdha, pasi po kërkon edhe Kolo Ture nga Mançester Siti.
Sipas këtyre informacioneve, dy drejtuesit e Gallatasarajit, Bulent Tulun, Sinan Kalpakçıoglu dhe Ceilan Çaliskan, kanë udhëtuar dje drejt Afrikës së Jugut, ku po zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës, ku do të takohen me futbollistin dhe menaxherin e tij.
Drogba kërkon të largohet nga Kina, pasi e ka kuptuar se nuk është një kampionat që bën për të dhe dëshiron që të përjetojë një aventurë të re në Evropë. Gallatasaraj, ndonëse nuk është një skuadër elitare në Evropë, kërkon me ngulm që të krijojë një emër dhe fakti që ka përballë Shalken në Ligën e Kampioneve, i bën turqit të mendojnë se me përforcimeve e duhura, mund të shkaktojnë surprizën duke u kualifikuar mes 8 ekipeve më të mira në kontinent.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *