Home / Sport / Edhe Izair Emini kalon në Renovë

Edhe Izair Emini kalon në Renovë

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Shkëndijës në tre vitet e fundit, Izair Emini sipas burimeve të Televizionit Koha prej këtij sezoni do të vazhdojë të luajë për klubin futbollistik Renova nga Xhepçishti.

Emini sot ka nënshkruar kontratën me drejtuesit e Renovës dhe ka udhëtuar për në Ohër ku lojtarët tjerë të këtij ekipi po vazhdojnë stërvitijet për tu përgaditur për sezonin vijues pranveror.

Drejtori sportiv, i Renovës, Lirim Saiti e konfirmon për Televizionin Koha kalimin e Eminit tek bardhekaltrit.

“Po, është e vërtetë se Emini është lojtari yni i ri. Me të jemi marrë vesh për dy vite dhe ai tashmë i është bashkuar Renovës në përgatitjet në Ohër. Ai ka qenë edhe më herët te Renova dhe tash është kthyer sërish. Shpresoj se me ardhjen e tij kemi bërë një punë të madhe në mesfushën e skuadrës sonë për sezonin pranveror”, tha Saiti.

Pas Ersen Sali, Mensur Idrizi, Burim Sadiku, Visar Musliu, Izair Emini është futbollisti i pestë që firmos me Renovën.

Izair Emini ishte njëri prej dy kapitenëve të ‘kuqezinjëve’ në sezonin e fundit, dhe me përfundimin e gjysmëstinorit vjeshtor kishte mbetur futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me ish-kampionët e vendit.

“Unë nuk dua të keqkuptohem nga askush nëse largohem, pasi vërtet varem drejtëpërsëdrejti nga futbolli. Unë kam familje dhe kafshatën e bukës e sigurojmë nga futbolli”, deklaroi para disa ditësh Emini për mediat e vendit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *