Home / Sport / Edhe Juventusi ndjek Balotelin!

Edhe Juventusi ndjek Balotelin!

Mario Baloteli duket se po bëhet gati të kthehet në Itali, por tashmë destinacioni i tij është i paqartë, pasi përveç Milanit, gjatë ditës së fundit kanë lindur zëra edhe për një interesim të Juventusit ndaj lojtarit.

Menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, ka udhëtuar përsëri drejt Anglisë, ndërsa do të diskutojë me Mançester Sitin të dy ofertat e fundit nga skuadrat italiane.
Milani ka bërë të qartë se është gati të paguajë 20 milion euro për lojtarin, me këste të ndara në 6 vitet e ardhshme. Ndërsa lojtari do të përfitojë 5 milion euro në vit në kontratën që i është ofruar, e vlefshme deri në vitin 2017.
Por nëse parimisht Mançester Siti është gati të pranojë këtë ofertë, ndërsa kërkon vetëm që kuqezinjtë të paguajnë pak më shumë në këstin e parë, situata është bërë më interesante nga ndërhyrja e Juventusit.
Bardhezinjtë nuk kanë bërë asnjë ofertë, por thjesht kanë kërkuar të dinë çmimin e lojtarit dhe çfarë kushtesh kërkon ky i fundit. Sipas asaj që pretendojnë mediat britanike, kampionët e Italisë po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së tij, por vetëm nëse arrijnë të shesin një mes Alesandro Matri dhe Fabio Kaljarela, lojtarë të cilët nuk do të gjenin më hapësira në skuadër nëse afrohej sulmuesi i përfaqësueses italiane.
Sido që të shkojë situata, të gjithë janë të bindur se karriera e Balotelit te Mançester Siti është drejt fundit, ndërsa pritet vetëm të mësohet destinacioni i tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *