Home / Sport / El Shaarawy: Kaka, idhulli im

El Shaarawy: Kaka, idhulli im

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, thotë se ai është rritur duke pasur idhull mesfushorin e Real Madridit, Kaka.

“Idhulli im derisa rritesha ishte Kaka. Nuk ka dyshime. Ndeshja që mbaj mend më së shumti si i ri ishte finalja e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në vitin 2003. Ky është kujtimi që më jep kënaqësinë më të madhe”.

“Megjithatë, si lojtar, ndeshjen të cilën e mbaj mend më me kënaqësi ishte kur shënova golin tim të parë kundër Udineses”.

“Kam qenë tifoz i Rossonerëve që kur kam qenë fëmijë. Ky gjithmonë ka qenë klubi im favorit”, ka thënë Shaaray për revistën Forza Milan.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *