Home / Sport / Elozhe për Bajernin pas firmës me Guardiolën

Elozhe për Bajernin pas firmës me Guardiolën

Lajmi se Bajern Mynih ka nënshkruar me Pep Guardiolën dhe do të drejtohet nga trajneri spanjoll duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ka entuziazmuar futbollin gjerman në përgjithësi. Një fakt i tillë vihet re nga urimet që kanë marrë bavarezët brenda 24 orëve të fundit nga drejtuesit e futbollit gjerman, por edhe nga rivalët e tyre në kampionatin vendas.

“Përgëzoj Bajernin për nënshkrimin me Pep Guardiolën. Kjo tregon edhe një herë rëndësinë e madhe ndërkombëtare që ka marrë kampionati gjerman. Mbërritja e Guardiolës do të thotë se me siguri interesi ndërkombëtar ndaj Bundesligës do të rritet”, tha shefi i Ligës Gjermane, Andreas Retig.
Urimet i kanë ardhur edhe nga presidenti i rivalëve të Borusia Dortmund, Hans Joakim Uatzke. “Urime Bajernit për këtë arritje, duhet t’ia njohim meritat pa asnjë zili. Kjo është diçka gjeniale”, tha ai.
Ndërkohë, për transferimin e Guardiolës te Bajern Mynih ka folur edhe pasardhësi i tij te Barcelona, Tito Vilanova, i cili është i sigurt se ai ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Nuk e dija për cilën skuadër do të firmoste ai, nuk më ka treguar gjë. Nuk e di për emrat e mundshëm me të cilët po negocionte, lojtarët në përbërje apo si do të luajë. Jam i sigurt se ai zgjodhi duke u menduar shumë dhe është e qartë se nuk kishte si të gabohej, pasi opsionet ishin të shkëlqyera. Bajern Mynih ka 4 Liga Kampionesh të fituara, një infrastrukturë dhe një skuadër të jashtëzakonshme… Pep nuk është gabuar në zgjedhjen e tij”, tha Vilanova.
Mediat kanë filluar që tani të aludojnë për përforcime të mundshme të skuadrës bavareze në sezonin e ardhshëm, duke vënë në majën e listës së dëshirave të trajnerit spanjoll sulmuesin brazilian Neimar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *