Home / Sport / Elseid Hysaj, risia e De Biasit për ndeshjen me Gjeorgjinë

Elseid Hysaj, risia e De Biasit për ndeshjen me Gjeorgjinë

Elseid Hysaj ka marrë ftesën nga përfaqësuesja shqiptare e futbollit për ndeshjen miqësore që do të luhet në Tiranë në muajin shkurt kundër Gjeorgjisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti nëpërmjet Facebook duke bërë të ditur se do të jetë mes kuqezinjve për këtë sfidë.

Hysaj është një nga zbulimet më interesante të Serisë B në Itali. Mbrojtësi që mbush 19 vjeç në fillimin e shkurti, është bërë pjesë e skuadrës së parë të Empolit që në sezonin e kaluar, por arriti të aktivizohej vetëm në një ndeshje të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës. Në këtë sezon, me Empolin që gjendej pranë fundit të tabelës së klasifikimit, trajneri Mauricio Sarri vendos të aktivizojë futbollistin shqiptar në mbrojtje dhe rezultatet janë mbresëlënëse pasi ai shkëlqen që në ndeshjen e parë ndaj Virtus Lançiano.
Që nga ai moment, Hysaj nuk doli më nga formacioni titullar i Empolit, skuadër e cila në 13 ndeshjet që është aktivizuar mbrojtësi shqiptar, ka fituar 9, ka barazuar 3 dhe ka humbur vetëm 1, ndërsa Hysaj në shumë prej këtyre ndeshjeve ka merituar nota shumë të larta nga shtypi sportiv italian. Kjo skuadër tashmë renditet në vendin e 5-të në renditjene Serisë B, duke u kthyer në një pretendonte për kalimin në Serinë A në sezonin e ardhshëm.
Në një situatë të tillë, trajneri De Biasi ka shkuar shpesh për ta ndjekur në stadium mbrojtësin shkodran, ndërsa prej kohësh po planifikonte që ta afronte atë me ekipin e parë, ndaj ftesa që i ka mbërritur atij ditën e djeshme është thjesht një konfirmim se ky talent i futbollit shqiptar është tashmë gati të japë kontributin e tij për kombëtaren kuqezi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *