Home / Sport / Emini në paqartësi rreth të ardhmes

Emini në paqartësi rreth të ardhmes

“Kontrata me Shkëndijën më ka skaduar në fund të sezonit vjeshtor dhe tani jam futbollist i lirë. Te Shkëndija kam kaluar periudhë të shkëlqyeshme, që s’do e haroj kurrë, ndërsa për momentin ka disa oferta serioze prej jashtë. Jam duke i shqyrtuar të gjitha, për të zgjedhur më të favorshmen, pasi të gjithë e dijmë se ne jemi profesionistë dhe jetojmë nga futbolli”, shprehet Izair Emini.

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Shkëndijës në tre vitet e fundit, Izair Emini, është në paqartësi të madhe rreth të ardhmes së tij. Njëri prej dy kapitenëve të ‘kuqezinjëve’ në sezonin e fundit, me përfundimin e gjysmëstinorit vjeshtor ka mbetur futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me ish-kampionët e vendit. Tani ai është duke shqyrtuar disa oferta joshëse nga jashtë dhe pritet që së shpejti të vendos për të ardhmen e tij. “Kontrata me Shkëndijën më ka skaduar në fund të sezonit vjeshtor dhe tani jam futbollist i lirë. Te Shkëndija kam kaluar periudhë të shkëlqyeshme, që s’do e haroj kurrë, ndërsa për momentin ka disa oferta serioze prej jashtë. Jam duke i shqyrtuar të gjitha, për të zgjedhur më të favorshmen, pasi të gjithë e dijmë se ne jemi profesionistë dhe jetojmë nga futbolli”, shprehet Izair Emini, për shërbimet e të cilit janë seriozisht të interesuara skuadra nga Shqipëria, një ekip i Bundesligës së Dytë gjermane, ndërsa përsëri shfaqet interes nga Korea e Jugut ku Emini ishte në prova vitin e kaluar. “Të them të drejtën ende s’kam vendosur dhe për këtë qëllim nuk dua të spekuloj me asgjë me emra skuadrash, pasi jemi dëshmitar të shumë dështimeve të transferimeve në moment kur mendohet se puna është e kryer. Për këtë dua të pres të përfundojë gjithçka, para se të them diçka definitive. Nuk i dihet asnjëherë se çka të sjell e ardhmja”, thotë Emini, i cili më tej sqaron situatën e tij. “Unë nuk dua të keqkuptohem nga askush nëse largohem, pasi vërtet varem drejtëpërsëdrejti nga futbolli. Unë kam familje dhe kafshatën e bukës e sigurojmë nga futbolli. Tani pak a shumë të gjithë e dijmë se në çfarë kushtesh kemi luajtur kohëve të fundit këtu në Maqedoni, ku gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Për këtë arsye jam i vendosur të pranoj ofertën më të favorshme, e cila do më mundësoj të kem një stimul më të madh në këtë sport. Në të kundërtën nuk i’a vlen të vazhdohet me futboll”, ankohet Emini. Ai për fund thotë se Shkëndija dhe tifozët e saj mbeten përgjithmonë në zemrën e tij. “S’do mend se periudha te Shkëndija do mbetet gjithmonë në mendjen time. Ato momente nuk harohen lehtë dhe i kujtoj gjithnjë me nostalgji. ‘Ballistët’ janë tifozët më të mirë në botë dhe unë i falemenderoj për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë si ekip, por edhe mua si lojtar”, pëfundoi Izair Emini, i cili ishte njëri prej futbollistët kyç të ‘kuqezinjëve’ në fitimin e titullit të kampionit dy vite më parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *