Home / Lajme / Maqedoni / Familja Ahmedov nga Velesi në gjendje të rëndë financiare

Familja Ahmedov nga Velesi në gjendje të rëndë financiare

Ai thotë do të jetë mirënjohës nëse ndihmohet. “E di se është një kohë krize dhe kam mirëkuptim, por situata në të cilën jetoj unë është shumë e rëndë. Ndonjëherë nuk kemi edhe çka të shtrojmë në tryezë për të ngrënë. Kërkoj ndihmë, qoftë në të holla, qoftë në ushqime, si miell, vaj, gjithça do të ishte e mirëseardhur”, thotë Ahmedov

Musli Ahmedov nga Velesi, i cili për shkak të presioneve të vazhdueshme në qytetin e tij nga huliganët maqedonas është detyruar që të kërkojë ndihmë anekënd qyteteve me shumicë shqiptare. Krahas problemeve të sigurisë, ai po përballet edhe me probleme sociale. Atë ditëve të fundite takojmë në Tetovë për të kërkuar ndihmë që të mbijetojë në këtë dimër të ftohtë.

Për shkak se në shtëpinë e tij në qytetin e Velesit është vështirësuar jeta dhe në mungesë të një pune normale ai tashmë kërkon ndihmë për të ushqyer gjashtë fëmijët e tij. Musliu, shprehet se në Veles askush nuk i ndihmon, kurse jeta është vështiruar akoma ma shumë pas paraqitjes së rastit nëpër media, ku ai fajëson huliganët maqedonas se e kërcënojnë atë dhe familjen që të braktis Velesin, transmeton TV KOHA.

Sipas fjalëve të tij, kjo familje jeton vetëm me një ndihmë sociale e cila nuk mjafton për asgjë, kurse jeta bëhet më e vështirë kur çdo ditë ai përballet me huliganët që e sulmojnë atë dhe familjen e tij.Ndërkaq, ai krahas kësaj, duhet që të sigurojë ushqim edhe për familjen 8 anëtarëshe kurse në pamundësi është detyruar që të apelojë për ndihmë tek shqiptarët e Maqedonisë Perendimore, transmeton Tv KOHA.

“Duke mos pasur asnjë rrugëdalje dhe duke parë situatën në të cilën ndodhem, u drejtohem shqiptarëve këtu në Tetovë, Gostivarë, por edhe ne qytetet tjera ku jetojnë që nëse kanë mundësi të më ndihmojnë sepse gjendjen e kam të vështirë, nuk kam me çka të ushqej fëmijët”, thotë Musliu.

Ai thotë do të jetë mirënjohës nëse ndihmohet. “E di se është një kohë krize dhe kam mirëkuptim, por situata në të cilën jetoj unë është shumë e rëndë. Ndonjëherë nuk kemi edhe çka të shtrojmë në tryezë për të ngrënë. Kërkoj ndihmë, qoftë në të holla, qoftë në ushqime, si miell, vaj, gjithça do të ishte e mirëseardhur”, thotë Ahmedov. Ai shprehet se nga shteti mer vetëm një ndihmë prej 2600 denarëve, të cilët nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar kjo familje 8 anëtarëshe, transmeton Tv KOHA.
“Disa persona këtu në Tetovë më kanë ndihmuar falë angazhimit të një shokut tim. Atje I kamë lënë familjen dhe tash bredh rrugëve për të kërkuar lëmoshë tek popullata shqiptare kurse nga instistucionet askush deri më sot nuk më ka ndihmuar” shprehet Ahmedov.Ndryshe, për rastin në fjalë janë të njoftyuar edhe amabsada e Shqipërisë në Maqedoni, partitë politike, policia, OSBE-ja dhe shoqatat e ndryshme për liritë dhe të drejtat e njeriut kurse deri më tash ende asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim që kjo familje të jetojë e qetë.

Ndryshe, Musli Ahmedov, 65 vjeçar nga qyteti i Velesit, kah mesi i këtij viti ka denoncuar nëpër media, në MPB, në OSBE dhe në shumë vende tjera, se të rrinjët maqedonas, non stop e provokojnë këtë familje të vetme shqiptare që jeton në lagjen “Kliment Ohridski” në Veles. Sipas rrëfimit të tij, jeta është vështirësuar akoma më shumë pas konfliktit të vitit 2001 për këtë familje, kurse sharrjet, kërcënimet dhe shantazhet e ndryshme janë bërë pjesë e pandashme e kësaj familje.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë të njejtën mund ta bëjnë në xhirollogarinë e vajzës së tij. Kujtime Musli AMedov
250014000531389 MKD
Shparkase BANK

TV KOHA

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *