Home / Lajme / Rajon / Fëmijët shqiptarë bllokohen në aeroportin e Athinës

Fëmijët shqiptarë bllokohen në aeroportin e Athinës

Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.

Zv/kryeredaktorja e Gazeta Shqiptare, Rezarta Delisula bëri të ditur nga aeroporti i Athinës se nënat me fëmijë të sapokthyer në Greqi nuk janë lejuar të kalojnë pasi në pasaporta, vendlindja Greqi është shkruar në shqip dhe jo në gjuhën angleze.
“14 gra me fëmijët e tyre që janë nisur nga Tirana drejt Athinës u ndaluan nga policia greke, pasi problem i bë shënimi në pasaportë në gjuhën shqipe. Fëmijët janë të familjeve shqiptare të lindur në Greqi, dhe në pasaportat e tyre të prodhuara në Shqipëri është shkruar vetëm në shqip, vendlindja Shqipëri. Autoritetet greke pretendojnë që toponimi të jetë dhe në anglisht”, sqaron Delisula.

Një prej nënave shqiptare tha në një telefonatë për News24 se këto janë andrallat që u shkaktohen për shkak të shtetit shqiptar që nuk ka zgjidhur me një marrëveshje të saktë çështjen e pasaportave me Greqinë.
“Faji i shtetit shqiptar që këtu po na përdorin si qen”, tha e indinjuar gruaja e bllokuar në aeroport.

Situata e sotme pason atë të disa ditëve me parë në kufi me Greqinë, kur dhjetra gra me fëmijë janë kthyer nga autoritetet greke për shkak të toponimit shqip në pasaportë.
Pas problemeve disa ditore Greqia u tërhoq nga urdhri për toponimet dhe sot pas asnjë paralajmërim e riktheu sërish.

Marrëveshja

Kombet e Bashkuara gjatë Konferencës për Standardizimin e Emrave Gjeografike, kanë rekomanduar përdorimin e Katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, i cili u miratua në Neë York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumenta zyrtare të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen si në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine; pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj.

Çertifikatat e lindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, si çdo çertifikatë tjetër, përmbajnë pa dyshim emrin e qytetit grek të lindjes, si psh Selanik, që në greqisht shkruhet Θεσσαλονiκη, Kostur-Καστορια, Follorinë-Φλορινα, Korfuz-Κερκυρα, etj. Në çertifikatat që lëshohen në Shqipëri emrat e qyteteve shkruhen në gjuhën shqipe, por Greqia prej mëse një viti nuk e pranon më një dokument të tillë, në zbatim të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të arritur para disa vjetësh.

Së fundmi Greqia ka shtuar edhe një kërkesë të re, që emri i shtetit Greqi, të shkruhet në anglisht, Greece, duke përfshirë kështu të gjithë fëmijët e lindur në Greqi, pavarësisht emrit të qytetit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *