Home / Sport / Ferguson: Ja si e arrita unë suksesin!

Ferguson: Ja si e arrita unë suksesin!

Në një seminar të organizuar me elitën e trajnerëve të futbollit anglez, Ferguson ka treguar se vetëm sigurimi i sukseseve në mënyrë të vazhdueshme i ka dhënë atij mundësinë të qëndrojë për 26 vite radhazi në drejtimin e ekipit të tij, ndërsa ka paralajmëruar rivalët se kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë për të synuar një jetëgjatësi të tillë në klubet e tyre.

Sër Aleks Ferguson mendon se suksesi sjell si pasojë kontrollin dhe një fakt të tillë po e provon më së miri ndërsa po drejton Mançester Junajtid drejt titullit të 20-të kampion në Angli. Në një seminar të organizuar me elitën e trajnerëve të futbollit anglez, Ferguson ka treguar se vetëm sigurimi i sukseseve në mënyrë të vazhdueshme i ka dhënë atij mundësinë të qëndrojë për 26 vite radhazi në drejtimin e ekipit të tij, ndërsa ka paralajmëruar rivalët se kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë për të synuar një jetëgjatësi të tillë në klubet e tyre.
“Mendoj se trysnia është e njëjtë si ajo e vitit 1986 kur erdha këtu. I vetmi ndryshim ka lidhje me mënyrën se si operon media sot dhe mënyra se si shoqëria ka ndryshuar në raport me pjesëmarrjen e tifozëve. Por trysnia ka ekzistuar gjithmonë, sidomos nëse je në një skuadër si Mançester Junajtid ku të kërkohet gjithmonë të fitosh dhe të jesh i suksesshëm”.
“Kur iu bashkova klubit 26 vite më parë, kishin shumë vite pa fituar kampionatin dhe kur e fituam u qetësuam të gjithë. Por fitoret të sigurojnë edhe vendin e punës. Kur ke sukses ke edhe kontroll, që është emri i vërtetë i lojës në futbollin modern të ditëve të sotme”, ka shpjeguar Ferguson para një audience mes të cilëve ishin disa nga emrat më të njohur të trajnerëve britanikë, por edhe të ftuar të veçantë si Fabio Kapelo, Xhovani Trapatoni e Roi Hodgson.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *