Home / Sport / Ferguson: Kush kritikon De Gea është idiot!

Ferguson: Kush kritikon De Gea është idiot!

Aleks Ferguson ka etiketuar si “idiotë” ata që kanë kritikuar portierin e Mançester Junajtid, David De Gea, pas ndeshjes kundër Totenhem në javën e kaluar. Ishte një gabim i portierit spanjoll që i dha mundësinë londinezëve të barazonin në minutat shtesë të ndeshjes, ndërsa shumë ekspertë të futbollit e kritikuan ashpër atë, duke filluar nga ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Geri Nevil.

“Nuk kam çfarë të them më për David De Gea. Në këtë sport je i detyruar të dëgjosh atë që thonë disa idiotë”, ishte komenti i Ferguson rreth kësaj çështje. “Është më mirë që ne të merremi me De Gean sesa mediat. Mendoj se jemi të mirë mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë. Ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe i mungonin vetëm 30 sekonda për ta cilësuar një takim fantastik për të. Më kujtohet se po diskutonim se sa mirë kishte luajtur në atë ndeshje dhe pastaj 30 sekonda nga fundi i takimit, ndryshoi gjithçka”.
“Ishte fat i keq për të por ai duhet të mësohet të përballojë edhe këto situata. Ne do ta ndihmojmë në këtë aspekt. Lojtarët që janë në fushë gabojnë ndoshta edhe 20 herë gjatë një ndeshje, por portierët janë në një pozicion mjaft të veçantë. Ne jemi të kënaqur me De Gea”, ishin fjalët e skocezit që në këtë mënyrë ka shuar edhe zërat që e shohin lojtarin të kthehet drejt Spanjës.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *