Home / Sport / Ferguson: Sulmi aktual, më i mirë se legjendat e vitit 1999!

Ferguson: Sulmi aktual, më i mirë se legjendat e vitit 1999!

Aleks Ferguson mendon se katër sulmuesit që ka aktualisht në skuadër janë më të mirë se katërshja e lojtarëve të repartit të avancuar që kishte në vitin 1999, kur Mançester Junajtid fitoi kampionatin, Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve.

Ndonëse Endi Kol, Duajt Jork, Ole Gunar Solskjaer dhe Tedi Sheringam kanë hyrë përgjithmonë në historinë e klubit si një nga repartet më të plotësuara të të gjitha kohëve, statistikat tregojnë se katërshja aktuale me Robin Van Persi, Deni Uellbek, Havier Hernandez dhe Uejn Runi, aktualisht ka shënuar më shumë se ata. Deri tani, këta katër lojtarë së bashku kanë shënuar 47 gola në këtë sezon, një më shumë se katërshja e famshme në edicionin e rekordeve të 14 viteve më parë.
“Mendoj se katër sulmuesit aktualë janë më të mirë se ato të atij viti. Katërshja e vitit 1999 ishte fantastike dhe nuk mund t’i kritikosh kurrsesi. Por ata që kemi sot janë në të njëjtin nivel. Jam i lumtur që Çiçarito shënoi dy gola dhe çoi në 14 numrin e atyre të shënuar në këtë sezon, ashtu si edhe Runi. Nëse kemi 3-4 lojtarë me 20 a më shumë gola, do të thotë se po ecim mirë në këtë sezon”, tha Ferguson.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *