Home / Lajme / Maqedoni / Fillon kontrolli në Listën zgjedhore

Fillon kontrolli në Listën zgjedhore

Prej sot fillon kontrolli publik në Listën zgjedhore në repartet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në virgjile të zgjedhjeve lokale të caktuara për më 24 mars.

Siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedheve, kontrolli do të zgjasë deri më 9 shkurt, ndërsa votuesit mund të kontrollojnë se nëse ndodhen në Listën zgjedhore çdo ditë në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 19:00 me mundësi për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore.
KSHZ-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të rritur të cilët pas 11 janarit të këtij vitit kanë nxjerrë letërnjoftim ose dokument udhëtimi biometrik të paraqiten në repartet dhe zyrat rajonale të Komisionit për shkak të verifikimit dhe brendashkrim në Listën zgjedhore në periudhën derisa zgjat kontrolli publik.
Në qoftë se pas përfundimit të kontrollit publik nuk dorëzojnë kërkesë, qytetarët nuk kanë të drejtë të regjistrohen në Listën zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2013.
Votuesit verifikimin mund ta kryejnë edhe përmes rrugës elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: www.sec.mk në pjesën Lista zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *