Home / Sport / “Formacioni i Vitit 2012” pushtohet nga Reali dhe Barça

“Formacioni i Vitit 2012” pushtohet nga Reali dhe Barça

Ashtu siç pritej, ka qenë një triumf i kampionatit spanjoll, me të 11 protagonistët e përzgjedhur nga skuadrat e këtij kampionati. Më saktësisht, kanë qenë Real Madrid dhe Barcelona që kanë nga 5 lojtarë secila në këtë formacion ideal të vitit të kaluar, ndërsa Atletiko Madrid ka plotësuar vendin e 11-të.

Mbrëmja gala e organizuar nga FIFA për dhënien e “Topit të Artë” ka filluar me prezantimin e formacionit më të mirë të vitit 2012, të zgjedhur nga votat e 50 mijë futbollistëve të FIFPro.
Ashtu siç pritej, ka qenë një triumf i kampionatit spanjoll, me të 11 protagonistët e përzgjedhur nga skuadrat e këtij kampionati. Më saktësisht, kanë qenë Real Madrid dhe Barcelona që kanë nga 5 lojtarë secila në këtë formacion ideal të vitit të kaluar, ndërsa Atletiko Madrid ka plotësuar vendin e 11-të.
Në portë, ashtu siç pritej ka triumfuar kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës, Iker Kasijas. Para tij, mbrojtja ka qenë një përzierje e kombëtares spanjolle me atë braziliane, pasi Marcelo (Real Madrid) e Dani Alvesh (Barcelona) ishin rreshtuar nga krahët, me Zherard Pike (Barcelona) e Serxho Ramos (Real Madrid) në qendër.
Mesfusha është përbërë nga treshja titullar e kombëtares së Spanjës, ku përkrah dy futbollistëve të Barcelonës, Andres Iniesta e Ksavi Hernandez, rreshtohej Ksabi Alonso i Real Madrid.
Sulmi, ashtu siç pritej, përbëhet nga treshja që ka entuziazmuar futbollin evropian, me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, përkrah të cilëve rreshtohej i vetmi futbollist që nuk i përkiste Barcelonës apo Real Madrid, sulmuesi i Atletiko Madrid, Radamel Falkao.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *