Home / Lajme / Maqedoni / FRI reagon me rastin e vënies së gurthemelit të hotelit në vendin e Xhamisë Burmali

FRI reagon me rastin e vënies së gurthemelit të hotelit në vendin e Xhamisë Burmali

Forumi Rinor Islam reagon ashpër për mospërfilljen e thirrjeve dhe kërkesave të sektorit civil në Maqedoni, sa i përket iniciativës për ndërtimin e Xhamisë Burmali.

Përkundër të gjitha thirrjeve dhe kërkesave, qeveria e RM-së në sheshin e Shkupit ka vendosur të vëjë gurthemelin e një hoteli, që është i paraparë në kuadër të projektit Shkupi 2014.

Duke e pasur parasysh faktin se Forumi Rinor Islam ka qenë pjesë e OJQ-ve të cilat kërkonin rikthimin e Xhamisë Burmali si një objekt fetar, kulturor dhe tempull i cili do të forconte multi konfesionalitetin në RM, edhe më tej insistojmë që ky objekt i rëndësishëm historik dhe kulturor të ndërtohet në vendin ku ka qenë, pasi se është konform historisë, kulturës dhe strukturës demografike të Shkupit.

Forumi Rinor Islam edhe kësaj radhe i qëndron besnik thirrjes së vet dhe të afër 100 OJQ-ve që dolën në mbështetje të ndërtimit të Xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit, duke i bërë me dije Qeverisë së mospërfillja e kërkesës së gati gjysmës së popullatës së Maqedonisë, si dhe shkelja dhe nëpërkëmbja e trashëgimisë kulturore në vend, automatikisht do të thotë edhe mosrespektim i demokracisë dhe vullnetit të popullit.

Andaj, me këtë rast, kërkojmë që të ndalen të gjitha ndërtimet e parapara në vendin ku dikur qëndronte Xhamia Burmali, kurse Qeveria e RM-së, së bashku me Komunën Qendër, të shqyrtojnë seriozisht kërkesën e sektorit civil dhe të japin leje për ndërtimin e xhamisë që dikur hijeshonte sheshin në anën e djathtë të lumit Vardar.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *