Home / Sport / Galata arrin marrëveshje me Interin për Sneijderin

Galata arrin marrëveshje me Interin për Sneijderin

Galatasaray ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur marrëvshje me Interin për transferimin e Wesley Sneijder dhe ka mbetur që vetëm futbollisti të pajtohet me kalimin në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se edhe Sneijder ka nënshkruar, mirëpo klubi turk ka konfirmuar në faqen zyrtare se është arritur vetëm akordi me Interin dhe se negociatat po vazhdojnë.

“Njoftim mbi transferin e Wesley Sneijder: Është arritur marrëveshja me Interin dhe negociatat me lojtarin janë duke u zhvilluar”, shkruan në faqen zyrtare të Galatas.

Nëse Sneijder nënshkruan do të fitojë 5.3 milionë euro te Galatasaray, 500 mijë euro më shumë se sa i kishte ofruar Interi në kontratën e re.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *