Home / Sport / Galiani: Bisedimet për Kaka dështuan!

Galiani: Bisedimet për Kaka dështuan!

“Bisedimet për Kaka dështuan”. Këto janë fjalët me të cilat Adriano Galiani ka zbehur entuziazmin e tifozëve të Milanit që pritnin lajmin për nënshkrimin e brazilianit i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij për të ulur rrogën në 6 milion euro në sezon.

Problemi, më sa duket është fakti se Milani nuk kërkon të shpenzojë asnjë euro për blerjen e tij dhe kërkon një huazim 30 mujor që për Realin do të thotë transferim falas te kuqezinjtë. Por aksionarët dhe kreditorët e madrilenëve, ndonëse nuk e shohin me sy të mirë mesfushorin që ka rezultuar një dështim kolosal, nuk pranojnë të humbin një shpenzim prej 100 milion eurosh dhe i kanë bërë të qartë presidentit Florentino Perez që ka si detyrim ndaj klubit që të kthejë në arka të paktën një pjesë të parave të paguara deri tani për lojtarin.
“Ka pasur komplikime vendimtare dhe vetëm në darkë e gjithë marrëveshja dështoi. Kaka bëri të gjitha sforcot e mundshme dhe të imagjinueshme, por problemet fiskale bënë që Reali të ndalonte bisedimet. Në këtë moment duhet të pyesësh veten nëse është normale që në një shtet të paguash 24% taksa dhe në një tjetër të paguash 47%-48%”, tha Galiani.
“I kam premtuar Pacinit që nuk do të blejmë më sulmues të tjerë. Mes Baloteli, Kaka e Bekam, me shumë mundësi nuk do të vijë asnjë prej tyre. A mund të ndodhë ndonjë gjë tjetër? Nuk i dihet, por gjithçka është shumë e vështirë”, u shpreh administratori i Milanit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *