Home / Sport / Galiani mbyll merkaton: Nuk do të bëjmë blerje!

Galiani mbyll merkaton: Nuk do të bëjmë blerje!

“Nëse nuk ikën askush, atëherë nuk vjen askush. Baloteli? Kemi 5 sulmues për 2-3 role, jemi në rregull kështu. Milanit i nevojitet pak kohë për t’u kthyer në majat e futbollit, por jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë”, tha ai, duke shpjeguar se si do të funksionojnë strategjia e përcaktuar nga presidenti Berluskoni.

Milani nuk ka ndërmend të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato. Një fakt të tillë e ka konfirmuar administratori i klubit kuqezi, Adriano Galiani, i cili ka bërë të qartë se në janar nuk do të bëhen blerje të tjera për të përforcuar skuadrën ekzistuese.
“Nëse nuk ikën askush, atëherë nuk vjen askush. Baloteli? Kemi 5 sulmues për 2-3 role, jemi në rregull kështu. Milanit i nevojitet pak kohë për t’u kthyer në majat e futbollit, por jam i sigurt se do t’ia dalim mbanë”, tha ai, duke shpjeguar se si do të funksionojnë strategjia e përcaktuar nga presidenti Berluskoni.
“Kemi vendosur të rigjenerohemi duke u bazuar te të rinjtë e talentuar. Ia kemi shpjeguar tifozëve dhe më duket se kanë filluar ta kuptojnë. Kemi sistemuar bilancet, po ndjekim fair play të përcaktuar nga UEFA, bilanci është i ekuilibruar dhe në Xhenova kemi aktivizuar një repart sulmi të ri, me mesataren 20 vjeç”.
“Do të vazhdojmë në këtë drejtim, jemi duke investuar te lojtarët e rinj, edhe gjatë mërkatos së janarit dhe mendojmë se në një të ardhme të afërt do të vijnë edhe rezultatet e mëdha”, tha Galiani, duke konfirmuar se objektivi sezonal i Milanit tashmë është të arrijë vendin e tretë në renditje dhe të kualifikohet në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
“Shpresojmë që të ringjitemi në klasifikim sa më parë që të jetë e mundur. Nuk dua të bëj parashikime por në 12 ndeshjet e fundit kemi ecur me ritëm shumë të lartë. Me mesataren e 2 pikëve për ndeshje, jemi sigurisht mes tre të parëve. Fatkeqësisht e nisëm keq, përndryshe do të ishim edhe ne në luftën për titull”, shpjegoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *