Home / Lajme / Rajon / Gashi: Turp për qeveritë shqiptare

Gashi: Turp për qeveritë shqiptare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka vlerësuar se heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga xhandarmëria serbe, është turp për qeveritë shqiptare.

Në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se, Qeveria e Kosovës është dashur të ndërmarr masa reciprociteti në veri.

“Sot janë turpëruar krejt shqiptarët e sidomos qeveritë e shqiptarëve. Interesat e kombit duhet me i mbrojt qeveritë. Pse nuk u çelën sot rrugët në veri? Pse Qeveria e Kosovës nuk bëri reciprocitet? Turp për të gjithë ne e sidomos për qeveritë tona në Prishtinë, Tiranë e Shkup, por mbi të gjitha turp për Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *