Home / Lajme / Maqedoni / Gjorgjiev: Rreth 100 milionë euro për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në vitin 2013

Gjorgjiev: Rreth 100 milionë euro për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në vitin 2013

20 janar-Me Programin për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale në vitin 2013 planifikohet ndërtimi dhe rikonsturimi i 133 rrugëve lokale me gjatësi prej 162 kilometrave në 70 komuna në shtet për të cilat janë dedikuar 17 milionë euro, si dhe 11 rrugë rajonale me gjatësi prej 160 kilometrave në të cilat do të investohen 30 milionë euro.

Qeveria këtë vit do të investojë rreth 100 milionë euro në ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve në tërë vendin, informoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Me Programin për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale në vitin 2013 planifikohet ndërtimi dhe rikonsturimi i 133 rrugëve lokale me gjatësi prej 162 kilometrave në 70 komuna në shtet për të cilat janë dedikuar 17 milionë euro, si dhe 11 rrugë rajonale me gjatësi prej 160 kilometrave në të cilat do të investohen 30 milionë euro.

Vazhdimi i investimeve intensive në infrastrukturën rrugore nëpërmjet ndërtimit, rikosntruimit dhe modernizimit të rrugëve sipas Gjeorgjiev do të thotë përfitim edhe për qytetarët edhe për zhvillimin e tërësishëm ekonomik, të shtetit, posaçërisht për sektorin ndërtimor, për të cilin hapet hapësirë për vëllim më të madh të punës dhe hapje të vendeve të punës.

“Rrugët do të ndërtohen dhe riksontruohen në tërë territorin e shtetit, në çdo komunë pavarësisht nga përbërja e popullsisë, madhësia e saj apo përkatësia politike e kryetarit të komunës” theksoi Gjeorgjiev

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *