Home / Lajme / Maqedoni / Greqia e refuzoi propozimin e Fyles për takim trilateral

Greqia e refuzoi propozimin e Fyles për takim trilateral

17 janar-“Duhet të theksohet se procesi negociues që po e zhvillon Metju Nimic është riaktivizuar falë iniciativës greke, dhe nuk është i lidhur në asnjë rast me Bashkimin Evropian dhe organet e saj, por zhvillohet në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së”, qëndron në deklaratën e Delavekurasit.

Athina zyrtare konsideron se nuk ka nevojë për takim trilateral të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Dimitris Avramopulos dhe Nikolla Poposki, me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle, njoftoi MPJ-ja greke.

“Pala greke e pret takimin vijues të përfaqësuesve të dy vendeve me ndërmjetësuesin Metju Nimic në Nju-Jork më 29 dhe 30 janar, që të konfirmohet se në cilat përmasa ekzistojnë pamje për progres, dhe sipas asaj në këtë fazë nuk ka nevojë për takim të Fyles me dy ministrat”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të MPJ-së së Greqisë Grigori Delavekuras.

Greqia, siç thuhet, në parim nuk është kundër takimeve, por nën kushte që ata të jenë mirë të përgatitur dhe të garantojnë rezultat esencial.

“Duhet të theksohet se procesi negociues që po e zhvillon Metju Nimic është riaktivizuar falë iniciativës greke, dhe nuk është i lidhur në asnjë rast me Bashkimin Evropian dhe organet e saj, por zhvillohet në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së”, qëndron në deklaratën e Delavekurasit.

Në letrën me përgjigje që Avramopulos ia ka dërguar Fyles i ka vërejtur se “në periudhën e ardhshme duhet maksimalisht të shfrytëzohen kanalet ekzistuese të komunikimit dhe bashkëpunim midis përfaqësuesve të Ministrisë greke të Punëve të Jashtme dhe Komisionit Evropian me qëllim që Komisioni të jetë i tërësishëm në vijim me negociatat nën patronatin e KB-së duke pasur parasysh se zgjidhje për çështjen për emrin tani paraqet parakusht për fillim të negociatave për anëtarësim të IRJM-së në BE”.

Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në letra të dërguara deri te shefat e diplomacive të dy vendeve, Poposki dhe Avramopulos, propozoi takim trilateral, me qëllim që Komisioni Evropian të ketë ekspertizë direkte në procesin e negociatave për emrin dhe të sendërtohen konkluzionet për Maqedoninë nga Këshilli i BE-së në dhjetor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Poposki dje e vlerësoi propozimin e Fyles si pozitiv dhe të mirëseardhur, dhe si mundësi për ndërtim plotësues të besimit midis dy vendeve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *