Home / Sport / Grin: Ja si Rejnxhërs do të kalojnë në kampionatin anglez!

Grin: Ja si Rejnxhërs do të kalojnë në kampionatin anglez!

Çarls Grin, pronari i Rejnxhërs Gllasgou, ka kërcënuar UEFA-n se do të përdorë legjislacionin për diskriminimin ndaj seksit duke e dërguar çështjen në gjykatën e Strasburgut, nëse nuk lejon transferimin e mundshëm të kësaj skuadre në kampionatin anglez të futbollit.

Shefi ekzekutiv i klubit të famshëm skocez është kundër planit të ristrukturimit të kampionatit skocez, ndërsa ka bërë të qartë se një lëvizje e mundshme drejt Anglisë është mëse konkrete, pasi UEFA ka lejuar edhe më parë që një apo shumë skuadra t’i bashkoheshin kampionatit në një vend tjetër.
“Ekziston një kampionat që zhvillohet në dy vende të ndryshme. Ekziston një kampionat profesionist i sanksionuar nga UEFA në Belgjikë dhe Holandë, e megjithëse është kampionat i futbollit të femrave, ky është një precedent. Nëse UEFA pengon që ne të marrim pjesë në kampionatit anglez për shkak të ndryshimit të shteteve, atëherë do ta çoj në Strasburg për diskriminim seksual”.
“Nëse thuhet se nuk duhet të pranohemi në kampionatin anglez, atëherë duhet të nxirren jashtë tij edhe Suonsi e Kardif, pasi edhe ata po luajnë në një shtet të huaj. Mos njerëzit po thonë se Uellsi është në rregull por Skocia jo? Nuk mund të ekzistojë një situatë ku një pjesë e Unionit aneksohet nga autoritetet futbollistike por Uellsi jo. Kjo është idiotësi!”, tha Grin.
Ai është i bindur se tifozët do të ishin dakord edhe nëse Rejnxhërs fillonte aventurën e vet nga kategoritë më të ulëta angleze, ndërsa beson se vetë drejtuesit e kampionatit anglez do të ishin shumë të interesuar që ko skuadër të merrte pjesë në aktivitet.
“Kudo që të shkojmë, do të jemi në një kategori më lart se këtu. Por edhe nëse opsioni i vetëm për ne do të ishte ta nisnim nga kategoria më e ulët angleze, tifozët e Rejnxhërs do ta mbështetnin një iniciativë të tillë. Askush nuk mund të vërë në dyshim mbështetjen e tifozëve të Rejnxhërs. Shifrat tregojnë se vetëm Mançester Junajtid, Arsenal dhe Njukasëll kanë më shumë tifozë në stadium se sa Rejnxhërs në mesataret e ndeshjeve”, tha ai, duke publikuar të dhënën e pabesueshme se në këtë sezon, mesatarja e tifozëve për ndeshjet brenda të Rejnxhërs është mbi 47 mijë tifozë për ndeshje, ndonëse ekipi luan në kategorinë e katërt skoceze.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *