Home / Lajme / Rajon / Gripi i derrit rrezikon Ballkanin

Gripi i derrit rrezikon Ballkanin

Epidemiologët në Evropën Juglindore po paralajmërojnë se vendet rajonale po ndeshen me një valë të re gripi dhe shumë janë infektuar tashmë me H1N1, i njohur zakonisht si gripi i derrit.

Mjekët po paralajmërojnë se numri i pacientëve në Ballkan do të rritet në javët e ardhshme dhe infeksioni H1N1 do të bëhet i përhapur.
Epidemiologët në Evropën Juglindore po paralajmërojnë se vendet rajonale po ndeshen me një valë të re gripi dhe shumë janë infektuar tashmë me H1N1, i njohur zakonisht si gripi i derrit.
Mjekët po paralajmërojnë se numri i pacientëve do të rritet në javët e ardhshme dhe infeksioni H1N1 do të bëhet i përhapur.

-Infeksioni i gripit u konfirmua në pesë pacientë herët këtë vit. Gripi i derrit është konfirmuar në tre nga pesë raste të regjistruara, në dy rastet e tjera është infeksioni i gripit A (H3N2), tha Marija Zheljko, epidemiologe në institutin për shëndetin publik në Sarajevë.
Mjekët, megjithatë, pranojnë se janë shumë më tepër njerëz të infektuar me gripin e derrit në Bosnjë, pasi vetëm pacientët që janë dyshuar të kenë virus janë testuar në laborator. Analizat janë bërë në Sarajevë, në laboratorin e referimit N1H1.
Në Kosovë, një grua 37 vjeçare vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga gripi i derrit, por mjekët thanë se raste të reja të shtetasve të sëmurë rëndë nuk janë zbuluar.
Sipas Milan Jovanovic, i cili punon në Institutin Batut të Shëndetit Publik të Beogradit, Serbia regjistroi 13 pacientë me gripin e derrit.
Sipas institutit, numri i njerëzve të infektuar në rajon është rritur.

-Numri i të infektuarve do të rritet kur shkollat dhe kolegjet të nisin semestrin e ri. Ka një përqindje të ulët të njerëzve që janë vaksinuar kundër gripit sezonal, tha kreu i epidemiologjisë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik në Sarajevë, Jelena Ravlija.
Ekspertët po këshillojnë publikun të jetë vigjilent, por theksuan se çdo person që është infektuar me grip nuk është patjetër i goditur me virusin H1N1.

-Virusi që shkaktoi epidemi në vitet 2009 dhe 2010 tani ka karakteristikat e gripit të zakonshëm sezonal. Ky nuk është më i njëjti virus, nuk është më domosdoshmërish fatal, pasojat dhe trajtimet janë zakonisht si të gripit sezonal, tha Branislav Todorovi, një epidemiolog në Fakultetin e Mjekësisë në Nish dhe një anëtar i grupit të punës mbi epideminë.
Në Malin e Zi, instituti për shëndetin publik tha se janë regjistruar 150 raste deri tani. Numri më i madh i pacientëve është midis moshave 25 dhe 64 vjeç.
Në Maqedoni, 300 pacientë u regjistruan me virusin H1N1. Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se 30.000 persona janë vaksinuar kundër gripit në vend.
Megjithatë, interesimi në rajon për marrjen e vaksinës nuk është i lartë.
-Kantoneve Bosnjës iu dhanë 10 mijë doza vaksina, por jo të gjitha janë përdorur, tha Blashko Topalovic, kreu i epidemiologjisë në institutin e shëndetit publik në Tuzëll.
Ndonëse vaksinimi nuk ofron 100 për qind mbrojtje, zyrtarët thanë se pakëson ndjeshëm ndërlikimet kur ndodh infeksioni. Mjekët këshillojnë se ata që janë mbi 65 vjeç duhet të vaksinohen.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *