Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski-Daçiq: Marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira, prioritet bashkëpunimi ekonomik

Gruevski-Daçiq: Marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira, prioritet bashkëpunimi ekonomik

28 janar-Sipas Daçiqit, ekzistojnë vetëm dy çështje të cila munden, siç tha, të quhen problematike, ndërsa njëra është raporti midis dy kishave, ndërsa tjetra është raporti drejt Kosovës dhe Dukagjinit për çka, potencoi, dallohen pozicionet e Serbisë dhe Maqedonisë.

Marrëdhëniet ekzistuese jashtëzakonisht të mira miqësore, përkushtueshmëria e ndërsjellë dhe gatishmëria për thellim të vazhdueshëm dhe sendërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore në funksion të prosperitetit të dy shteteve dhe të rajonit me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar, ishin temat në të cilat sot në Shkup biseduan kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë, Nikolla Gruevski dhe Ivica Daçiq.

Siç theksoi kryeministri Gruevski, është biseduar edhe për realizim të projekteve infrastrukturore, sendërtim të kapaciteteve transportuese dhe energjetike dhe sigurim të stabilitetit energjetik në rajon, si dhe finalizim të aktiviteteve të Korridorit 10.

Gruevski e ka theksuar edhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë për hulumtim, analizë dhe përpunim të studimeve për projektin “Danub – Moravë – Vardar – Selanik”.

“Midis dy shteteve nuk kemi ndonjë çështje të madhe të hapur, megjithatë mbetet çështja e cila i ngarkon dy popujt në relacionin KOM – KOS. Kjo nuk është në kompetencë të drejtpërdrejt të tonën si politikanë dhe kryeministra, kjo është para se gjithash në kompetencë të vetë kishave dhe ato këtë duhet ta zgjidhin, por ne si njerëz të përgjegjshëm çdoherë jemi të gatshëm të ndihmojmë në qoftë se kjo nevojitet dhe kërkohet nga ne në drejtim të mbylljes së kësaj çështjeje”, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Kryeministri serb Ivica Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin sepse konsideron se me dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura. Jemi të gatshëm, theksoi ai, të ndihmojmë dhe të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e çështjes kishtare.

Sipas Daçiqit, ekzistojnë vetëm dy çështje të cila munden, siç tha, të quhen problematike, ndërsa njëra është raporti midis dy kishave, ndërsa tjetra është raporti drejt Kosovës dhe Dukagjinit për çka, potencoi, dallohen pozicionet e Serbisë dhe Maqedonisë.

“Ne si politikanë dhe kryeministra duam të ndihmojmë lidhur me këtë çështje. Për ne në Maqedoni kjo është çështje e rëndësishme, por në fund duhet të zgjidhet nga vetë kishat”, edhe një herë përsëriti kryeministri Gruevski, madje kryeministri serb Daçiq në pyetjen e gazetarëve se vallë këtë vit do të mund ta festojmë 2 Gushtin në manastirin “Shën Prohor Pçinski”, përkujtoi se ky është objekt i KOS-it. Si shtet Serbia dëshiron të ndërmjetësojë në gjërat, gjegjësisht që të vihet deri te ndonjë zgjidhje të qëndrueshme e cila në këtë moment do të ishte e pranueshme për të gjithë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *