Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski e ftoi Cërvenkovskin në takim. Ky i fundit pranoi për tu takuar

Gruevski e ftoi Cërvenkovskin në takim. Ky i fundit pranoi për tu takuar

21 janar-Maqedonia, shton lideri i LSDM-së, në rrugën për realizimin e qëllimeve të saja strategjike në asnjë moment si shtet nuk guxon t’i vendos nën pikëpyetje arritjet kryesore të civilizimit dhe zhvillimin demokratik, të cilat paraqesin shtyllë për çdo shtet modern dhe të integruar.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot e ka ftuar kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski në takim në të cilin do të bisedohet për gjendjet aktuale politike në vend.

Sipas propozimit të kryeministrit Gruevski, siç publikojnë “Dnevnik” dhe “Kurir”, takimi do të mbahet nesër në klubin e deputetëve në Shkup me fillim në ora 13:30. Në takim do të bisedohet për gjetjen e zgjidhjeve për krizën politike dhe për pjesëmarrjen e Lidhjes Socialdemorate në zgjedhjet vijuese.

Në ftesën të cilën Gruevski ia ka dërguar Cërvenkovskit shkruan se takimi është në kontekst të sfidave të cilat janë vendosur para shtetit, ndërsa të cilat me shtjellim i përgjegjshëm dhe serioz, dhe vëmendje dhe mbrojtje të interesave shtetërore, si dhe të interesave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë në kuadër të zhvillimit të saj shtetëror juridik është ballafaquar me afida me karakter të ndryshëm, të cilat me sjellje të mençur ka arritur t’i kalojë dhe të nxjerrë mesazhe pozitive, ndërsa madje edhe të bëhet më e fuqishme”, thekson Gruevski në ftesë.

Tani për tani nuk ka konfirmim nga LSDM-ja se vallë e kanë marrë ftesën dhe se si do t’i përgjigjen. Nënkryetari i partisë Gordan Georgiev në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se LSDM-ja do të mund të marrë pjesë në takim eventual të liderëve, por që ajo do të duhet të inicohet nga pushteti.

Kryeministri Nikolla Gruevslo dje paralajmëroi se do të mund të konvokojë takim të liderëve si zgjidhje rrugëdalëse për krizën.
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski e pranoi ftesën për takim që sot ia dërgoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Sinqerisht shpresoj se përveç ftesës suaj për takim me Ju me të vërtetë ekziston vullnet i sinqertë politik që bashkërisht t’i përcaktojmë dhe realizojmë të gjitha parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe të lira si hapi i parë i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e kredibilitetit të ri dhe të pakontestuar të institucioneve shtetërore, të cilin vetëm qytetarët e Maqedonisë mund ta mundësojnë. Që këtu të vetëdijshëm për krizën politike në të cilën ndodhet vendi pas ngjarjeve të pakëndshme të cilat ndodhën para dhe pas 24 dhjetorit, për shkak të krijimit të ambientit për BE dhe NATO integrime të suksesshme të vendit e pranoj ftesën tuaj”, thotë Cërvenkovski në përgjigjen deri te Gruevski.

Maqedonia, shton lideri i LSDM-së, në rrugën për realizimin e qëllimeve të saja strategjike në asnjë moment si shtet nuk guxon t’i vendos nën pikëpyetje arritjet kryesore të civilizimit dhe zhvillimin demokratik, të cilat paraqesin shtyllë për çdo shtet modern dhe të integruar.

“Për fat të keq në shoqërinë tonë akoma janë të hapura dilemat për mënyrën me të cilën realizohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, praktikimi i demokracisë, qeverisja e së drejtës si vlerë themelore, zhvillimi ekonomik, standardi jetësor si dhe pozitat ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë”, thekson Cërvenkovski. Thekson se LSDM në periudhën e kaluar disa herë ka potencuar, veçanërisht për shkak të situatës të sapokrijuar, se është e domosdoshme të bëhen përpjekje për dalje nga e njëjta përmes së arritjes së marrëveshjes politike e cila do ta kthente Maqedoninë në drejtimin e duhur.

Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas paralajmërimit të djeshëm për takim të mundshëm të liderëve, sot e ftoi kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski të takohen dhe të bisedojnë për gjendjet politike aktuale në vend.

Sipas propozimit të kryeministrit Gruevski, takimi do të mbahet nesër në klubin e deputetëve në Shkup me fillim në orën 13:30. Në takim do të bisedohej për gjetjen e zgjidhjeve për krizën politike dhe për pjesëmarrjen e Lidhjes Socialdemorate në zgjedhjet e ardhshme.

Në ftesën të cilën Gruevski ia ka dërguar Cërvenkovskit shkruan se takimi është në kontekst të sfidave të cilat janë vendosur para shtetit, ndërsa të cilat kërkojnë shtjellim të përgjegjshëm dhe serioz, si dhe vëmendje dhe mbrojtje të interesave shtetërore, si dhe të interesave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *