Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski kolonizon Kërçovën, 1000 letërnjoftime në javë

Gruevski kolonizon Kërçovën, 1000 letërnjoftime në javë

Nga 1000 maqedonas për çdo javë, që deri më tani kanë jetuar në qytete të tjera të Maqedonisë, si dhe maqedonas etnik nga Komuna e Liqenasit të Shqipërisë, pajisen me letërnjoftime dhe adresë banimi në Kërçovë, Drugovë dhe Vraneshticë, bën të ditur për portalin “Tetovasot”, një burim i besueshëm nga MPB.

Ai thotë se bashkë me disa funksionarë të lartë shqiptarë në MPB kanë alarmuar edhe zëvendësministrin Xhelal Bajrami, por i njëjti është bërë i shurdhër para këtij denoncimi. Madje, numri dy i MPB-së, që vjen nga radhët e BDI-së ka kërkuar nga funksionarët drejtuesit shqiptarë të sektorëve në polici që të mos flasin për këtë dukuri me njerëz të jashtëm. Qëllimi i kësaj fushate të filluar nga partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, ka për qëllim që të risë numrin e maqedonasve në komunën e bashkuar të Kërçovës dhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Mars të fitojë kandidati i përbashkët i dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Paraprakisht drejtues të lartë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, të drejtuar edhe nga kryetari Ali Ahmeti, ishin për vizitë në diasporë për të senzibilizuar mërgatën kërçovare që të kthehet në vend për të votuar.

Në këto takime Ahmeti dhe krerët e BDI-së kanë arritur të mbledhin jo më shumë se 2500 mërgimtarë dhe në mesin e tyre edhe nga qytetet e tjera dhe jo vetëm nga Kërçova. Numri i nevojshëm i mërgatës shqiptare që duhet të kthehen për të votuar në Kërçovë, sipas informatave që posedon “Tetovasot” kalon mbi 3 mijë edhe atë për të arritur një dallim të ngushtë./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *