Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot takohet me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi

Gruevski sot takohet me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryeministri Nikolla Gruevski sot do të takojë liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Takimi është caktuar pasdite në ambientet e Qeverisë së maqedonisë.

Deri tani nuk janë dhënë detaje mbi çështjet e takimit, mirëpo burime jozyrtare qeveritare kanë theksuar se në fokus të takimit do të jetë kriza aktuale politike, pas bojkotit të opozitës maqedonase si dhe qëndrimi i PDSH-së rreth kësaj çështje. Gruevski dhe Thaçi gjithashtu do të informohen mbi qasjet e tyre për tejkalimin e krizës dhe zgjedhjet e caktuara lokale për 24 mars.

Takimi zhvillohet me kërkesë të kryeministrit Gruevski, ndërsa ky takim vjen pas disa viteve gjatë periudhës kur VMRO-DPMNE dhe PDSH në 2006 formuan koalicionin qeveritar që zgjati deri në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *