Home / Sport / Guardiola, 300 milion euro për të ndërtuar ekipin perfekt!

Guardiola, 300 milion euro për të ndërtuar ekipin perfekt!

Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 300 milion euro për të ndërtuar ekipin e ri të Bajern Mynih për sezonin e ardhshëm. Lajmi i cili ka disa ditë që qarkullon në mediat evropiane, është konfirmuar sot nga gazeta “L’Equipe”, e cila pretendon se ka marrë një pohim nga një person brenda klubit bavarez.

Sipas gazetës franceze, plani milioner i merkatos së klubit fillon me Luis Suarez të Liverpulit dhe Radamel Falkao të Atletiko Madrid. Mendohet se Guardiola gjatë këtyre muajve që ka qëndruar jashtë futbollit ka vëzhguar me kujdes se cilët janë lojtarët që ai dëshiron në ekipin e ardhshëm dhe transferimi i të cilëve është mëse i realizueshëm.

Suarez ka një kontratë deri në vitin 2018 me Liverpulin, por mungesa e rezultateve me këtë skuadër dhe fakti që nuk arrin të fitojë trofe, mund të bindë uruguaianin të ndryshojë destinacion. Edhe klubi anglez do ta pranonte sakrifikimin e tij nëse bavarezët janë gati të derdhin në arkat e tyre rreth 44 milion euro.

Nga ana tjetër, disi më e komplikuar është situata e Falkaos. Lojtari kolumbian do të largohet nga Atletiko Madrid në fund të këtij sezoni, por Bajerni duhet të mundë konkurrencën e Çelsit, Maçester Sitit apo edhe Realit për të siguruar futbollistin, pasi të gjitha këto klube janë të gatshme të ofrojë 60 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *