Home / Sport / Guardiola konfirmon: Kthehem në sezonin e ardhshëm!

Guardiola konfirmon: Kthehem në sezonin e ardhshëm!

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar së dëshira e tij është që të kthehet të drejtojë një skuadër në sezonin e ardhshëm. Tekniku spanjoll u largua nga bota e futbollit në fund të sezonit të kaluar, pasi vendosi të bënte një vit pushim, pas 4 viteve ku fitoi 14 trofe me Barcelonën.

“Po, do të më pëlqente të kthehesha përsëri në detyrën time si trajner”, tha ai gjatë konferencës së organizuar para ceremonisë së dhënies së “Topit të Artë”, ku ishte kandidat për trofeun e trajnerit më të mirë.
“Unë nuk kam ende një skuadër. Nuk e di se cila do të jetë ajo, por do të më pëlqente që të kthehesha përsëri në trajnim aktiv. E kam marrë vendimin për t’u kthyer në trajnim, por përveç kësaj, nuk kam marrë asnjë vendim tjetër”.
Trajneri mendohet se po ndiqet me vëmendje nga klubet e mëdha angleze, dy skuadrat e Mançesterit, Arsenali dhe Çelsi, ashtu si edhe Bajern Mynih, por ai vetë ka refuzuar të flasë për ndonjë prej këtyre klubeve.
“Do të ishte mungesë respekti ndaj trajnerëve të tjerë të flasësh rreth ndonjë skuadre që drejtohet nga një teknik në cilëndo pjesë të globit”, tha ai.
Guardiola pranoi se vazhdon të ndjekë rregullisht ish-skuadrën e tij, të cilën e la në duart e ish-asistentit, Tito Vilanova, me të cilin katalanasit vazhdojnë të shkëlqejnë.
“Vazhdoj të ndjek Barcelonën në televizor dhe është fantastike ta shohësh këtë skuadër. Unë isha një njeri me fat që kalova disa vite me këtë skuadër fantastike dhe është burim krenarie të dish se vazhdojnë të luajnë po aq mirë, apo ma mirë se në periudhën kur unë isha aty. Ishte një dhuratë që drejtova këtë skuadër dhe është një dhuratë që ajo lojë vazhdon. Por nuk filloi me mua, filloi shumë, shumë, shumë kohë më parë dhe unë isha vetëm një pjesë e vogël e saj”, tha trajneri spanjoll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *