Home / Sport / Guti: Ramos dhe Casillas nuk dhanë ultimatum

Guti: Ramos dhe Casillas nuk dhanë ultimatum

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, thotë se ai nuk beson që Sergio Ramos dhe Iker Casillas kanë qenë në krye të revoltës për largimin e Jose Mourinhos.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Ramos dhe Casillas janë takuar me Florentino Perezin për t’i dhënë ultimatum se nëse nuk largohet Mourinho, largohen ata gjatë verës.

“Nuk është e mundur që kapitenët do t’i thoshin Florentino Prezit ndonjë gjë të tillë për trajnerin. E ardhmja e trajnerit vendoset nga klubi dhe jo nga lojtarët”.

“Unë kurrë nuk i kam thënë një gjë të tillë presidentit. Presidenti ka qenë mjaft i qartë kur doli në media për të dhënë sqarime. Ka rivalitete në grup, por ekipi është në rend të parë”, ka thënë Guti.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *