Home / Lajme / Rajon / Hajgare me dekorata

Hajgare me dekorata

Remzi Ademaj nga Prizreni dy herë u shpall Hero i Kosovës. Njëherë në vitin 2010 nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe për 28 Nëntor nga presidentja Atifete Jahjaga. Dekoratën e parë familja nuk e mori asnjëherë dhe nuk është në dijeni se çka ka ndodhur me të. Ata më shumë janë të shqetësuar më lojën që po bëhet me emrat e dëshmorëve sesa për marrjen e dekoratës.

Familja e dëshmorit Remzi Ademaj është befasuar kur në prag të festave të Nëntorit, emri i djalit të tyre u përmend në mesin e të dekoruarve me urdhrin “Hero i Kosovës”. Kjo familje gati që tri vjet e di që djali i tyre është dekoruar me këtë urdhër. Në përvjetorin e 12 të rënies, komandant “Petriti” ishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” nga ish presidenti Fatmir Sejdiu. Por, dekorata nuk u mor asnjëherë nga familja e siç duket ajo është anuluar krejtësisht, shkruan “Express”.

Kjo tollovi që u bë me dekorata ka shqetësuar familjarët e dëshmorit nga Zhuri i Prizrenit. I vëllai i dëshmorit Hamit Ademaj sqaron se vendimi për dekorimin e Remziut me urdhrin “Hero i Kosovës” u bë publik më 15 gusht të vitit 2010 në akademinë e organizuar për nder të rënies së tij.

“Atë ditë në akademi ka pas me ardh edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Pasi që Sejdiu nuk erdhi, kryeministri e lexoi një vendim të Presidencës ku vëllai im dekorohej me këtë urdhër”, thotë Hamit Ademaj për “Express”.

Ai sqaron se familja ka pritur shumë kohë që t’i thërrasin për ta marrë dekoratën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo sepse, sipas Hamit Ademajt, vendimi për dekorimin e komandantit Remzi Ademaj nuk është gjetur asnjëherë në Presidencë.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *